Thursday, August 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Jo vetëm Salah, një tjetër ish-yll i Liverpool-it mund të bëhet shok skuadre me Ernest Muçin te Trabzonspor

timoni.al by timoni.al
August 6, 2026
in KRYESORE
0
Jo vetëm Salah, një tjetër ish-yll i Liverpool-it mund të bëhet shok skuadre me Ernest Muçin te Trabzonspor
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trabzonspor vazhdon ofensivën pas transferimit të Mohamed Salahut, duke shtuar tani interesimin për sulmuesin uruguaian Darwin Núñez. Klubi turk synon të formojë një treshe sulmuesish së bashku me Salah dhe Ernest Muçin, si pjesë të përforcimeve për sezonin e ri. Sipas raportimeve nga Turqia, drejtuesit e Trabzonsporit kanë rritur presionin për të siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Liverpoolit, të cilin e konsiderojnë një përforcim kyç.

Nëse marrëveshja realizohet, Núñez do të ribashkohej me Mohamed Salahun, me të cilin ka qenë në të njëjtën dhomë zhveshjeje për tre sezone te Liverpool. Të dy kanë qenë shokë skuadre në “Anfield” dhe mund të krijojnë një partneritet të ri në kampionatin turk. Ardhja e Salahut në klub ka ndryshuar menjëherë pritshmëritë; Trabzonspor zyrtarizoi transferimin e egjiptianit me një kontratë dyvjeçare, çka shkaktoi entuziazëm të madh te tifozët.

Situata e Núñez te Al Hilal, ku u transferua pas largimit nga Liverpool, nuk ka përmbushur pritshmëritë. Sulmuesi ka hasur vështirësi për të siguruar një rol të rëndësishëm në skuadër, veçanërisht pas afrimit të Karim Benzemasë, dhe për pasojë e ardhmja e tij mbetet e hapur. Interesimi për të është rritur nga klube të ndryshme në Europë, Amerikë dhe Turqi, ndër të cilat Trabzonspor duket si një nga skuadrat më konkrete për të siguruar firmën e tij.

Një rikthim i partneritetit me Salah paraqitet si një mundësi e rëndësishme për Núñez. Ai ende konsiderohet një sulmues me potencial të madh, për shkak të shpejtësisë, forcës fizike dhe aftësisë për të krijuar raste. Raporti thekson se drejtuesit e klubit po përpiqen të shfrytëzojnë momentumin pas nënshkrimit të Salahut për të kompletuar repartin ofensiv me blerje të tjera të rëndësishme. Top Channel

Previous Post

I kërkuar në Zvicër për vrasje në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në burg shtetasin turk

Next Post

Messi perfekt në Leagues Cup: shënon 2 gola dhe Sofascore e vlerëson me 10 (VIDEO)

Next Post
Messi perfekt në Leagues Cup: shënon 2 gola dhe Sofascore e vlerëson me 10 (VIDEO)

Messi perfekt në Leagues Cup: shënon 2 gola dhe Sofascore e vlerëson me 10 (VIDEO)

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al