Thursday, October 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Jepet masa sigurie për 14 persona në Fier për veprimtari financiare pa licencë; 11 në arrest shtëpie

timoni.al by timoni.al
October 8, 2026
in LAJME
0
Jepet masa sigurie për 14 persona në Fier për veprimtari financiare pa licencë; 11 në arrest shtëpie
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masa sigurie ndaj 14 personave, të dyshuar për ushtrim aktiviteti të këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë. Hetimet zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar në nenin 170/ç të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe përmes metodave speciale të hetimit, autoritetet thonë se kanë dokumentuar 14 raste subjektesh tregtare që dyshohen se kryenin këtë aktivitet pa licencën përkatëse. Gjatë kontrolleve në subjektet tregtare të dyshuara dhe në banesat e administratorëve janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohen si prova materiale.

Për 11 persona është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”: E. Dh., H. Sh., E. I., A. I., L. T., L. Z., F. D., Ç. S., V. B., D. A. dhe R. S. Për A. K. dhe ZH. Z. janë caktuar masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Për J. G. është caktuar masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Sipas Prokurorisë janë sekuestruar: 4,461,000 lekë; 92,390 euro; 8,215 paund britanikë; 220 franga zvicerane; 30 lira turke; dhe 45 dirhamë. Përveç shumave monetare, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar edhe sende të tjera që dyshohet se përbëjnë prova materiale, mes tyre një armë sportive tip pistoletë me zara plastikë, një armë antike tip pistoletë, një mjet i mprehtë antik me këllëf dhe një tjetër mjet i mprehtë metalik me bisht druri.

Prokuroria e Fierit bën me dije se hetimet vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar të paligjshëm, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit prej personave nën hetim, si dhe administrimin dhe vlerësimin e provave të mbledhura. Personat e përmendur janë nën hetim dhe masat e sigurimit janë vendosur në kuadër të procedimit penal; përgjegjësia e tyre përfundimtare do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

Previous Post

Nuk e di a do jemi gjallë kur të dalë vendimi / Mourinho nuk kursehet: Kur erdha luftuam Negreiras

Next Post

Kamioni përmbyset në aksin Kardhiq-Delvinë

Next Post
Mitropoliti Anastas reagon pas vrasjes në Korçë: Kur një i ri vret tjetrin, shoqëria qan për të dy

Kamioni përmbyset në aksin Kardhiq-Delvinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al