Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Jepen 20 masa arrest me burg për të akuzuarit që shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë e Ksamil

timoni.al by timoni.al
September 8, 2026
in KRYESORE
0
Qëlloi 61-vjeçarin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pronat, kapet autori; në banesën e tij gjenin kallashnikov dhe eksploziv.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, u dha masa e sigurimit “Arrest me burg” për 20 persona, të akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1/2 të Kodit Penal.

Hetimet, të përfshira në procedimin penal nr.442 të vitit 2026 dhe të nisura mbi bazën e informacionit referues nga Komisariati i Policisë Sarandë, nxorën se të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht kokainë dhe cannabis. Shpërndarja bëhej në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, kryesisht në zonën e shëtitores, në plazhe, pranë gjimnazeve si edhe në Beach Bar-et për turistët.

Dyshohet po ashtu për përfshirjen e shtetasve të huaj që kontaktonin të akuzuarit për të blerë doza me shumicë dhe për të kryer shpërndarjen në zonat e Ksamilit dhe Sarandës. Lënda narkotike cannabis sativa dyshohet se sigurohet nga fshati Shenvasil apo fshatrat përreth.

Në kuadër të këtij procedimi, gjatë një periudhe dy mujore, u kryen veprime simuluese dhe përgjime ambientale, ku është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike. Më herët janë arrestuar shtetasit A.N., A.C. dhe K.J., të cilëve u sekuestrua lëndë narkotike e llojit cannabis, në masë 4 kg. Dozat e shitura varionin nga 0.3 g deri në 3.5 g, ndërsa çmimet e dozave varionin nga 2,000 lekë deri në 35,000 lekë për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, u vendos masa e sigurimit “arrest në burg” për 20 personat nën hetim: A.O., F.F., F.L., A.A., E.D., M.M., R.A., Dh.T., N.R., F.B., E.D., K.P., D.S., Xh.M., V.K., B.K., Sh.B., N.R., A.B. dhe K.O.

Gjatë ekzekutimit të vendimit për masat e sigurimit dhe kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, ndër të tjera, dy armë zjarri nga të dyshuarit D.S. dhe Sh.B.

Top Channel

Previous Post

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Energjia qytetare ushqejë dialogun dhe sjellë zgjidhje

Next Post

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë me drogë në makinë, dështon t’i ikë policisë me vrap

Next Post
Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë me drogë në makinë, dështon t’i ikë policisë me vrap

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë me drogë në makinë, dështon t’i ikë policisë me vrap

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al