Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jep dorëheqjen Jorgo Goro: Nuk kam faj, por po largohem (Letra nga burgu)

Editor by Editor
March 27, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Jep dorëheqjen Jorgo Goro: Nuk kam faj, por po largohem (Letra nga burgu)
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jep dorëheqjen kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, Jorgo Goro që u arrestua pak ditë më parë. Goro në letrën drejtuar këshillit thotë se akuzohet për diçka që nuk e ka bërë dhe se pas 12 vitesh largohet me kokën lart. Një ditë më parë, gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Goron. Sipas SPAK, Goro, në cilësinë e kryetarit të bashkisë në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, teksa përfituesi në fund është burri i Olta Xhaçkës.

Drejtuar: 

Këshillit Bashkiak Himarë

Për dijeni:

Prefektit të Qarkut të Vlorës

Të nderuar,

Ishte një nder i madh dhe motivim i veçantë t’i shërbeja qytetit tim për 12 vite e 10 muaj si qytetari i parë falë votës së himariotëve të mi. Kandidova për të fituar dhe megjithëse humba mbeta këto kohë lidhur në detyrë me legjitimitet të cunguar formal dhe moral.

Rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve.

Megjithëse e dija se sa shumë ishin lidhur fijet e manipulimit propagandistik për gjoja shpëtimin e pronave të Himarës me fijet e manipulimit elektoral për të mbushur autobuzët me premtime dhe xhepat e pasagjerëve elektoralë me para, nuk e prisja atë rezultat. Por nuk kisha as si të flisja dhe t’i hidhja benzinë një zjarri përçarjeje që përfshiu mediat e Athinës dhe Tiranës dhe arriti deri në Bruksel. Një organizatë anadollake e minoritetit fatkeqësisht bindi një shtet të BE-së se po lufton gjoja për të drejtat e njeriut në Himarë. Po në fakt ajo organizatë orkestrohet nga njerëz të paditur, pa skrupuj dhe pa ideale. Përveç parasë dhe rakisë! Marifetçinj të babëzitur që kush i njeh e di për kë dhe për çfarë flas. Tamam një çetë nga ato të kohërave të errëta që mbahet për forcë politike. Vetëm sherrin i ka parë dhe do t’i shohë Himara dhe minoriteti grek në tërësi për sa kohë nuk do t’u bjerë maska edhe në Athinë.

Himara është shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes dy vendeve fqinje. Ndërsa pretendimet e mia për batërdinë që u bë me lloj-lloj marifetesh, listat e asistencave dhe bursave matanë kufirit, kërcënimet me heqjen e letrave të qëndrimit andej për të sjellë votues që kishin ikur nga Himara fëmijë dhe s’kishin shkelur më, pagesat me listë për blerje votash, nuk kishin më asnjë kuptim mbas arrestimit në flagrancë të “fitimtarit”. I dhashë dorën sa mbaroi numërimi dhe e mbylla kapitullin tim bashkë me gojën.

Por di të them se zullumi i asaj “fitoreje” me më pak se 20 vota ishte shumë më i madh se sa duket nga ato që dëgjohen në media për hetimin. E vetmja gjë që dua sot është që Himara të vazhdojë punën e nisur dhe fqinjësia e vjetër tradicionale mes dy shtetesh të mos bëhet pengu i ca spekullantëve lokalë të maskuar si viktima të një padrejtësie të re shtetërore që nuk ekziston për pronat e himariotëve. Një marrëzi qesharake dhe e rrezikshme e ngritur si kurth ndërshtetëror nga këta spekullantë të djallëzuar.

Himara sot ka statusin e transformimit total të saj, ku prona dikur e destinuar për të provokuar deri edhe tragjedi familjare vlen shumëfish më shumë. Ku çdo banor ka shërbime në mjekësi, shikon investime të konsiderueshme dhe të vazhdueshme në arsim, infrastrukturë, energji elektrike, ujë i pijshëm, etj. Dhe për të shkuar tek turizmi, Himara dikur vetëm me shqiptarë nga vendi dhe Kosova sot kampione e frekuentimit masiv të miliona turistëve nga mbarë bota. Jo në hotele dhe rezidenca të ndërtuara mbi prona të grabitura nga shteti për “oligarkët” siç bërtasin spekullantët anadollakë të lokalitetit, po në troje të kontraktuara me çmime apo kushte gjithnjë dhe më të favorshme nga cilado familje himariote që ka dëshiruar t’i japë të vetat për zhvillim.

Po ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral.

Prandaj duke i falenderuar me shpirt të gjithë himariotët (më kanë votuar apo s’më kanë votuar, ky falenderim nuk i ndan), për të gjithë nderin e madh që më bënë në këto vite, dorëhiqem nga detyra me kokën lart dhe zemrën plot me mirënjohje të përulur. Natyrisht e doja të ishte ndryshe largimi im dhe jo me një letër nga një qeli paraburgimi, po jeta kjo është nuk i kemi dot në dorë t’i zgjedhim të këqiat që na gjejnë!

Me shumë respekt,

Jorgo Goro

Previous Post

‘E di që do e ndjej atë moment’, Messi flet për largimin nga futbolli

Next Post

VIDEO/ “A dalim”, Romeo sfidon Heidin për të lënë lojën, i drejtohen të dy derës së kuqe

Next Post
VIDEO/ “A dalim”, Romeo sfidon Heidin për të lënë lojën, i drejtohen të dy derës së kuqe

VIDEO/ “A dalim”, Romeo sfidon Heidin për të lënë lojën, i drejtohen të dy derës së kuqe

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

June 15, 2025
“Të shmangim katastrofën rajonale!” Erdogan telefonatë me Trump: Turqia gati të ndërmjetësojë për Iranin

“Të shmangim katastrofën rajonale!” Erdogan telefonatë me Trump: Turqia gati të ndërmjetësojë për Iranin

June 15, 2025
Zyrtarët amerikanë: Izraelitët donin të vrisnin edhe Liderin Suprem të Iranit, Trump i ndali

Zyrtarët amerikanë: Izraelitët donin të vrisnin edhe Liderin Suprem të Iranit, Trump i ndali

June 15, 2025
EMRI/ Tragjike, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat

EMRI/ Tragjike, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat

June 15, 2025
“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin
AKTUALITET

“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

by Editor
June 15, 2025
0

Një defekt mekanik në sediljen e pilotit në kohën e ngritjes duket të jetë shkaku kryesor i rrëzimit të Boeing 787 të Air India,...

Read moreDetails
“Të shmangim katastrofën rajonale!” Erdogan telefonatë me Trump: Turqia gati të ndërmjetësojë për Iranin

“Të shmangim katastrofën rajonale!” Erdogan telefonatë me Trump: Turqia gati të ndërmjetësojë për Iranin

June 15, 2025
Zyrtarët amerikanë: Izraelitët donin të vrisnin edhe Liderin Suprem të Iranit, Trump i ndali

Zyrtarët amerikanë: Izraelitët donin të vrisnin edhe Liderin Suprem të Iranit, Trump i ndali

June 15, 2025
EMRI/ Tragjike, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat

EMRI/ Tragjike, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat

June 15, 2025
Dasma e Alex Soros/ Nga vëllai i dhëndrit, Hillary Clinton e deri tek Edi Rama ja kush mbajti fjalime urimesh në ceremoni

Dasma e Alex Soros/ Nga vëllai i dhëndrit, Hillary Clinton e deri tek Edi Rama ja kush mbajti fjalime urimesh në ceremoni

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

June 15, 2025
“Të shmangim katastrofën rajonale!” Erdogan telefonatë me Trump: Turqia gati të ndërmjetësojë për Iranin

“Të shmangim katastrofën rajonale!” Erdogan telefonatë me Trump: Turqia gati të ndërmjetësojë për Iranin

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al