Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, u ndal te përjashtimi 60-ditor i Agron Shejat dhe i drejtoi fjalën kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Kapri akuzoi institucionet parlamentare se po “dënojnë” dhe po “dhunojnë” zërin e opozitës në sallë, duke shprehur shqetësimin se Parlamenti po sillet me frikë ndaj protestave në Tiranë.
Ai theksoi se politika e kuvendit po tenton të heshtë ata që kundërshtojnë, duke lidhur vendimin për përjashtimin me një praktikë më të gjerë të shtypjes së protestës dhe të zërave opozitarë. Sipas tij, veprime të tilla nuk do të arrijnë qëllimin e tyre dhe nuk do të ndalin proceset që, siç tha, janë të pashmangshme.
Në fjalimin e tij Kapri tha: “Jeni sërish të frikësuar nga vezët. Nuk po e shkatërroni dot, vazhdoni të dhunoni protestën, të dhunoni zërin e opozitës në këtë sallë. Por nuk do ja dilni sot. Ashtu si projekti sot për pagat e gjyqtarëve është një debat i stisur. Vendi i Gjykatës Kushtetuese është fakt. Fakt do jetë që gjithë përpjekja juaj për të ndalur të pashmangshmen që do të bëjë SPAK me kreun e kësaj mazhorance, nuk do ja dilni dot. Mos përjashtoni këtu asnjë zë shqiptari në Kuvendin e Shqipërisë.”
Kapri përmendi edhe projektin për pagat e gjyqtarëve, të cilin e cilësoi si një “debat të stisur”, duke e vënë këtë çështje në kontekstin e përpjekjeve më të gjëra politike që sipas tij tentojnë të pengojnë hetimet e SPAK-ut ndaj drejtuesve të mazhorancës. Ai insistoi në nevojën që në Kuvend të mbeten të dëgjuara të gjitha zërat dhe i bëri thirrje institucioneve që të mos i përjashtojnë përfaqësuesit e qytetarëve nga debati parlamentar.
Deklarata dhe kritikat e Kaprit u përcollën në seancë dhe u raportuan nga Top Channel.

