Friday, October 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Je i çmendur që bën pyetje të tilla, Trump shpërthen ndaj gazetarit Reuters: I neveritshëm, kujdesu për formën

timoni.al by timoni.al
October 30, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Je i çmendur që bën pyetje të tilla, Trump shpërthen ndaj gazetarit Reuters: I neveritshëm, kujdesu për formën
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump u përfshi në një përplasje verbale me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ky i fundit e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas kishte lidhje me lodhjen ose shqetësimet për shëndetin e tij. Ngjarja ndodhi të enjten, më 29 tetor, pas kthimit të Trump nga një aktivitet elektoral në Karolinën e Jugut, teksa ai po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve pranë avionit presidencial Air Force One.

Gazetari Bogage e pyeti fillimisht nëse ndihej mirë, duke iu referuar udhëtimeve të shumta që Trump ka zhvilluar gjatë javëve të fundit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit. Trump u përgjigj se ndihej shumë mirë, por reagimi i tij u ashpërsua kur u pyet nëse vendimi për të mos udhëtuar drejt Kansasit lidhej me lodhjen nga udhëtimet. Ai iu drejtua gazetarit: “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë. Je i sëmurë. Me kë je?” Pasi mori përgjigjen se gazetari ishte nga Reuters, Trump vazhdoi: “Je një njeri i sëmurë. Reuters është i tmerrshëm, meqë ra fjala”.

Gazetari u përgjigj se qëllimi i pyetjes ishte thjesht të sigurohej për mirëqenien e presidentit, por kjo e acaroi edhe më tej Trumpin, i cili kaloi në komentet personale mbi pamjen fizike të reporterit: “Shikojeni këtë njeri, është shumë jashtë forme. Ti je i neveritshëm. Kujdesu për formën tënde fizike, dukesh tmerrësisht keq”.

Trump këmbënguli se ndihej në gjendje të shkëlqyer dhe mohoi që anulimi i vizitës në Kansas të kishte lidhje me shëndetin apo lodhjen. Ai shpjegoi se nuk e konsideronte të nevojshme të merrte pjesë fizikisht në aktivitet, pasi sipas tij kandidati republikan që do të mbështeste, senatori Roger Marshall, po ecte mirë në garë. Në vend të pjesëmarrjes fizike, Trump tha se do të zhvillonte një aktivitet elektoral në distancë dhe konfirmoi se do të udhëtonte drejt Floridës.

Previous Post

Erion Veliaj shkarkon dy nënkryetarë në bashkinë e Tiranës

Next Post

Doja të fitoja trofe, Lewandowski thumbon Arsenalin: Po të kisha ardhur, nuk do të kishit pritur kaq gjatë

Next Post
Doja të fitoja trofe, Lewandowski thumbon Arsenalin: Po të kisha ardhur, nuk do të kishit pritur kaq gjatë

Doja të fitoja trofe, Lewandowski thumbon Arsenalin: Po të kisha ardhur, nuk do të kishit pritur kaq gjatë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al