Analisti Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Top Story” nga Grida Duma, komentoi pasojat e qarkullimit të videove intime të disa personazheve publike. Sipas tij, aktualisht në një faqe pornografike online janë aktive 18 video dhe nga informacionet që ka janë dy grupe që po luftojnë për të zotëruar pothuajse 2 milionë euro, fonde këto që lidhen me festivale dhe emisione reality që përfitojnë edhe mbështetje shtetërore, përfshirë aktivitetet për fëmijë, emisionet e artit, festivalin kombëtar dhe Eurovizionin.
Curri deklaroi se njëri nga këto grupe është ai që është ekspozuar javët e fundit, ndërsa grupi tjetër pritet që videot e tij të dalin në ditët në vijim. Ai theksoi se politika ka përfituar si e para, duke argumentuar se një skandal i madh po mbulohet nga një tjetër skandal, dhe shtoi se çështja nuk është analizuar në thelb, duke përmendur mungesën e pyetjeve mbi kamerat dhe identitetin e atyre që kanë shpërndarë materialin.
Analisti u shpreh se vazhdon të ekzistojë dilema pse 18 vajza të shkojnë në dhomën e dikujt dhe materialet të mbeten aktive në faqe pornografike. Ai tha se mund të përmendte edhe faqen, por nuk do t’i drejtonte njerëzit atje. Curri gjithashtu vuri në dukje se këto vajza mund të kenë dashur të përfitojnë financiarisht nga materiali dhe nuk dëshiron t’i gjykojë për zgjedhjet e tyre. Sipas tij, përfitojnë kryesisht ata që i filmojnë, të cilët ushtruan pushtet dhe dhunë, duke krijuar një marrëdhënie tejet të varur dhe të dëmshme për personat e përfshirë; fillimisht mund të kenë shkuar me dëshirë, por më pas situata bëhet e pazgjidhshme për ta.
Curri përsëriti se, sipas informacionit të tij, dy grupet kryesore përpiqen të marrin kontrollin e rreth 2 milionë eurove në vit dhe njëri nga këta grupe do të shfaqet përmes videove në ditët në vijim. Top Channel

