Pak orë pas masakrës në spital, ushtria izraelite ka publikuar një video ku shihet rënia e një rakete që shpërthen mbi Rripin e Gazës.
Sipas Hamasit, në bombardimet izraelite të Spitalit Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës humbën jetën të paktën 500 persona.
Qindra palestinezë dolën në rrugët e Nablus, Tulkarem dhe Jenin në Bregun Perëndimor pas masakrës në spitalin e Gazës për të cilin Hamasi fajëson Izraelin.
Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie pas sulmit ajror vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës.