Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Izraeli bombardon jugun e Gazës, pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet

Editor by Editor
December 11, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Izraeli bombardon jugun e Gazës, pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli e ka bombarduar të hënën qytetin kryesor të jug të Gazës, Han Junis, pasi grupi palestinez Hamas, ka paralajmëruar se asnjëri prej pengjeve izraelite nuk do të largohet gjallë prej territorit, derisa t’i përmbushën kërkesat për lirim të të burgosurve.

Hamasi, grupi radikal që udhëheq Gazën, është shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Hamasi e ka nxitur këtë luftë, pasi ka kryer sulmet më vdekjeprurëse ndonjëherë në tokën izraelite, më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë rreth 240 pengje, që i ka dërguar në Gazë.

Izraeli është përgjigjur me ofensivë ushtarake, e cila e ka shndërruar një pjesë të mirë të Gazës në gërmadhë, dhe ka vrarë rreth 17.990 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Sipas tyre, dhjetëra njerëz janë vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, derisa ushtria izraelite ka raportuar për nisjen e raketave nga Gaza drejt Izraelit.

Hamasi ka paralajmëruar të dielën që nuk do t’i dorëzojë gjallë pengjet, pa një shkëmbim të të burgosurve palestinezë dhe “negociata për rezistencën”.

Izraeli ka thënë se janë ende 137 pengje në Gazë, derisa aktivistët kanë thënë se 7.000 palestinezë janë ende në burgjet izraelite.

Bombardimet e nisura prej 7 tetorit, dhe ofensiva tokësore, e kanë shtyrë sistemin shëndetësor në Gazë drejt kolapsit, pasi shumica e spitaleve nuk janë funksionale dhe gati dy milionë njerëz janë të zhvendosur. /REL

Previous Post

FOTO/ Dalin pamjet e aksidentit në Rrugën e Kombit, ja si kanë përfunduar automjetet

Next Post

Tre aksidente këtë mëngjes në aksin Përrenjas-Librazhd, ja çfarë dihet deri tani?

Next Post

Tre aksidente këtë mëngjes në aksin Përrenjas-Librazhd, ja çfarë dihet deri tani?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al