Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ivan Perisic i befason të gjithë, rikthehet tek ekipi i zemrës pas 17 vitesh

Editor by Editor
July 6, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Ivan Perisic i befason të gjithë, rikthehet tek ekipi i zemrës pas 17 vitesh
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ivan Perisic do të largohet nga Tottenhami vetëm një vit pasi u transferua tek ekipi londinez nga Interi. Edhe pse ka edhe një vit kontratë me Spurs, një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares kroate ka zgjedhur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin e Premier League.

Sky Sport shkruan se 34-vjeçari do të vijojë karrierën me Hajdukun e Splitit, skuadrën e tij të zemrës. Sulmuesi i majtë, u rrit në akademinë e Hajdukut, por nuk ia doli kurrë të debutonte me ekipin e parë. Dëshirë që do t’i plotësohet më fund.

Sulmuesi anësor u shit nga Hajduku U17 te Sochaux për shumën 360 mijë euro në verën e vitit 2006.

17 vite më parë erdhi transferimi në Francë. Më pas aventurat me Roeselare dhe Club Brugge (Belgjikë).

Në vitin 2011 hodhi hapin e madh duke firmosur me Borussia Dortmund në Bundesligë. Më pas Wolfsburgu, Interi, Bayern Munchen dhe Tottenhami.

Perisic numëron 127 ndeshje dhe 33 gola me kombëtaren e Kroacisë. Gjatë karrierës së tij ka fituar disa tituj kampionë (Dortmund, Inter, Bayern). Me bavarezët shijoi edhe trofeun e Champions League (2020).

“I kam premtuar vetes shumë kohë më parë se do të kthehem te Hajduku. Kalova shtatë vjet atje, pa mundur të debutoja në një ndeshje zyrtare. Rikthimi im duhet të ndodhë. Do të jetë së shpejti, megjithëse nuk e di saktësisht se kur”, deklaronte Perisic kohë më parë.

Momenti po vjen dhe është gati të rikthehet në shtëpi, të debutojë me Hajdukun dhe të luftojë për fitimin e titullit kampion me skuadrën me të cilën bën tifozllëk që fëmijë.

Trofe që në qytetin e bukur kroat dhe te një ndër tifozeritë më të zjarrta në Europë, mungon prej vitit 2005.

Previous Post

Masakra në Larushk, shoqërohet sërisht Valter Bami dhe dy të tjerë, detaje

Next Post

Arian Cani plas bombën: “Rama po lobon të shpallet Albin Kurti non grata”

Next Post
Arian Cani plas bombën: “Rama po lobon të shpallet Albin Kurti non grata”

Arian Cani plas bombën: “Rama po lobon të shpallet Albin Kurti non grata”

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al