Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Italianët zëvendësojnë shqiptarët e Kosovës si turistë në Shqipëri, 1 në 4 vizitorë vjen nga përtej detit

Editor by Editor
July 17, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Italianët zëvendësojnë shqiptarët e Kosovës si turistë në Shqipëri, 1 në 4 vizitorë vjen nga përtej detit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Italia ka zënë vendin e parë për numrin e turistëve të huaj që kanë qëndruar në strukturat akomoduese në Shqipëri gjatë muajit maj 2025, duke lënë pas qytetarët nga Kosova, të cilët tradicionalisht kanë mbajtur kryesimin prej vitesh.

Ky ndryshim pasqyron një zhvendosje të dukshme në profilin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve jorezidentë në Shqipëri gjatë muajit maj është rritur me 27.3%, ndërsa netqëndrimet janë rritur me 32.1% krahasuar me majin e kaluar.

Vizitorët më të shumtë kanë ardhur nga Italia, e ndjekur nga Kosova dhe Gjermania.

Rritja e ndjeshme e turistëve italianë lidhet me promovimin e Shqipërisë si destinacion i sigurt dhe i aksesueshëm, me çmime konkurruese dhe natyrë tërheqëse.

Ndikim ka pasur edhe shtimi i fluturimeve direkte dhe interesimi i mediave italiane për rivierën shqiptare.

Nga ana tjetër, vizitorët nga Kosova mbeten një segment shumë i rëndësishëm i turizmit shqiptar, por hyrja në fuqi e regjimit pa viza me Bashkimin Europian ka rritur mundësitë e qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar drejt vendeve të tjera europiane, duke ndikuar në një rënie të lehtë të numrit të tyre në strukturat akomoduese në Shqipëri për muajin maj.

Megjithatë, Shqipëria mbetet një destinacion i rëndësishëm për pushuesit kosovarë, veçanërisht gjatë sezonit të verës, ndërsa shifrat e majit sinjalizojnë një zgjerim dhe diversifikim të tregjeve turistike, me Italinë që po fiton gjithnjë e më shumë terren. /skyweb.al

Previous Post

Inskenoi vdekjen/ Biznesmeni italian Davide Pecorelli, letër drejtësisë shqiptare për kushtet në burg: Ka minj në tualet dhe jetoj me 8 persona të tjerë

Next Post

Agravon sherri në Sarandë/ I riu plagos me thikë 44-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici pas disa orësh, autori dhe i plagosuri me precedentë penalë

Next Post
Punonjësi i policisë godet 11-vjeçarin me pasqyrën e makinës

Agravon sherri në Sarandë/ I riu plagos me thikë 44-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici pas disa orësh, autori dhe i plagosuri me precedentë penalë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al