Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane, Silvio Baldini, publikoi zyrtarisht listën e 24 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të Të Kaltërve ndaj Luksemburgut dhe Greqisë. Siç paralajmëroi vetë Baldini, përbërja është kryesisht me lojtarë shumë të rinj e me perspektivë, aktivizohen në kampionate të rëndësishme dhe përbëhet nga futbollistë të moshave 18 deri në 22 vjeç, me një mesatare moshe 20 vjeç e 6 muaj.
Në përzgjedhje përfshihet edhe emri i njohur Gianluigi Donnarumma, si dhe emra të tjerë si Pietro Comuzzo, Marco Palestra, Niccolò Pisilli dhe Francesco Pio Esposito. Italia do të grumbullohet të enjten, më 28 maj, ndërsa ditën pasardhëse do të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Në listën e thirrurve janë shtuar gjithashtu Tommaso Berti (Cesena), Niccolò Fortini (Fiorentina), Gabriele Guarino (Empoli) dhe Dominic Vavassori (Atalanta).
Lista e të grumbulluarve të Italisë:
Portierë: Giovanni Daffara (Avellino), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Lorenzo Palmisani (Frosinone).
Mbrojtës: Honest Ahanor (Atalanta), Davide Bartesaghi (Milan), Fabio Chiarodia (Borussia Monchengladbach), Pietro Comuzzo (Fiorentina), Costantino Favasuli (Catanzaro), Filippo Mane (Borussia Dortmund), Marco Palestra (Cagliari), Luca Reggiani (Borussia Dortmund).
Mesfushorë: Matteo Dagasso (Venezia), Giacomo Faticanti (Juventus), Luca Lipani (Sassuolo), Cher Ndour (Fiorentina), Niccolò Pisilli (Roma), Lorenzo Venturino (Roma).
Sulmues: Francesco Camarda (Lecce), Luigi Cherubini (Sampdoria), Jeff Ekhator (Genoa), Francesco Pio Esposito (Inter), Seydou Fini (Frosinone), Samuele Inacio (Borussia Dortmund), Luca Koleosho (Paris FC).
Përmbledhja e përzgjedhjes evidenton fokusin e stafit teknik drejt integrimit të lojtarëve të rinj me eksperiencë në klube të nivelit të lartë, ndërkohë që ekipi përgatitet për dy ndeshjet miqësore. Top Channel

