Sunday, August 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Iso mbi kalldrëm në Gjirokastër: qindra vendës dhe të huaj ndoqën koncertin e parë

timoni.al by timoni.al
August 2, 2026
in AKTUALITET
0
Iso mbi kalldrëm në Gjirokastër: qindra vendës dhe të huaj ndoqën koncertin e parë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kalldrëmet e Gjirokastrës u mbushën me tinguj tradicionalë në mbrëmjen hapëse të aktivitetit kulturor “Iso mbi Kalldrëm”. Qindra qytetarë dhe turistë ndoqën koncertin e parë të këtij eventi, që do të zhvillohet gjatë gjithë muajit gusht, duke krijuar një atmosferë festive në zemër të qytetit muze.

Grupi “Nektar” hapi mbrëmjet artistike me interpretimin e këngëve të traditës, duke sjellë emocione dhe duke promovuar vlerat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Koncerti i parë shërbeu si nisje për programin e gjatë të festivalit, që synon të kthejë Pazarin Karakteristik në një skenë të hapur ku muzika tradicionale bashkëjeton me atmosferën historike të qytetit.

Vizitorët shprehën entuziazëm për evenimentin dhe energjinë që përcjell. Një turiste deklaroi: “Është e mrekullueshme. Muzika, atmosfera dhe njerëzit janë fantastikë. Më pëlqen shumë energjia që përcjell ky festival. Do të dëgjojmë edhe këngë polifonike dhe muzikë tradicionale, të cilat janë shumë të bukura dhe plot jetë”. Një tjetër turist theksoi lidhjet kulturore mes vendeve, duke krahasuar traditat lokale me ato të tij: “Gjirokastra është një qytet shumë i bukur dhe me histori të pasur. Njerëzit këtu janë shumë mikpritës dhe kjo më kujton traditat e vendit tim, Kurdistanit. Edhe ne kemi muzikë dhe këngë tradicionale që ngjajnë me ato shqiptare. Atmosfera është e mrekullueshme. I ftoj të gjithë të vizitojnë Shqipërinë, sepse njerëzit janë shumë të dashur.”

Gjatë gjithë muajit, “Iso mbi Kalldrëm” do të sjellë në Pazarin Karakteristik grupe polifonike dhe artistë nga treva të ndryshme, duke e kthyer Gjirokastrën në një qendër të aktiviteteve kulturore dhe turistike. Programi parashikon performanca të ndryshme që synojnë të nxjerrin në pah traditat muzikore dhe të ofrojnë përvojë të drejtpërdrejtë për banorët dhe vizitorët, ndërthurur me peizazhin dhe hapësirat historike të qytetit.

Previous Post

Reforma Territoriale: Propozohet shkrirja me Fierin; kryebashkiaku i Patosit kundërshton: Renditemi të 10-tët, pse të humbasim statusin?

Next Post

Sirena angleze për Kristjan Asllanin, mesfushori i Kombëtares shqiptare në radarët e Premier League

Next Post
Sirena angleze për Kristjan Asllanin, mesfushori i Kombëtares shqiptare në radarët e Premier League

Sirena angleze për Kristjan Asllanin, mesfushori i Kombëtares shqiptare në radarët e Premier League

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al