Saturday, April 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Islami më ndryshoi rrënjësisht jetën”, Aleksia Peleshi shfaqet e mbuluar: Po paragjykohem edhe nga njerëzit e zemrës…

Editor by Editor
December 7, 2025
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Islami më ndryshoi rrënjësisht jetën”, Aleksia Peleshi shfaqet e mbuluar: Po paragjykohem edhe nga njerëzit e zemrës…
0
SHARES
331
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vajza e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Aleksia Peleshi, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një reflektim të thellë mbi rrugëtimin e saj shpirtëror dhe besimin në fenë islame. Në një postim nga Xhamia Sheikh Zayed në Abu Dhabi, Aleksia rrëfen përvojën e saj personale dhe momentet e transformimit shpirtëror.

“Ky vit ka qenë një pikë kthese në jetën time. Kam kërkuar Islamin për pesë vjet, duke u afruar dhe duke u tërhequr… por tani e ndjej se po vendoset në zemrën time si në shtëpi,” shkruan ajo, duke përshkruar udhëtimin e saj të gjatë të besimit që ka përfshirë lutje, lexim dhe reflektim të thellë.

Aleksia thekson gjithashtu se, edhe shpesh ballafaqohet me paragjykime dhe islamofobi edhe nga njerëzit e zemrës, por kjo nuk e ndal të ndajë me të tjerët bukurinë e Islamit dhe ndikimin e tij në jetën e saj.

“Me siguri e keni vënë re se përballem me shumë paragjykime dhe islamofobi. Si nga njerëzit që nuk më njohin, ashtu edhe nga ata që janë më afër zemrës sime. Por kjo është në rregull, sepse më shtyn vetëm të vazhdoj të flas për bukurinë e islamit dhe sa shumë më ka dhënë. Si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, shkruan Aleksia.

Ajo shton: “Nuk e kam dashur, respektuar dhe nderuar kurrë veten më shumë se tani. Hidaja e Allahut më ka ndihmuar të gjej veten më shumë se çdo gjë në këtë botë.”

Postimi përfundon me një mesazh mirënjohjeje dhe lutjeje për ndjekësit e saj: “Ju mbaj të gjithëve në duatë e mia, Rabbena yebarek fikum.”

Aleksia Peleshi ka treguar më herët se udhëtimi i saj shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, duke u përqendruar gradualisht në praktikimin dhe kuptimin e besimit islam. Aktualisht ajo vazhdon të ndjekë këtë rrugë mes jetës moderne dhe besimit të thellë, duke udhëtuar dhe jetuar mes Spanjës dhe Egjiptit.

Psotimi i plotë:

Pata një epifani të vogël ndërsa po shëtisja rreth kësaj xhamie të bukur:
Ky vit ka qenë një pikë kthese në jetën time, për një arsye të thjeshtë: E forcova imanin tim më shumë se kurrë më parë. Kam kërkuar Islamin për pesë vjet, duke u rrotulluar rreth tij, duke iu afruar dhe duke u tërhequr… por tani e ndiej se po vendoset në zemrën time si në shtëpi. Nuk zbriti mbi mua në një moment të vetëm ndriçimi; më duhej të “punoja” për të. U luta, lexova, dyshova, vura në pikëpyetje, rashë dhe u ngrita përsëri – por gjithmonë, gjithmonë, e gjeta veten duke u kthyer tek Allahu.
Këtë vit kalova më shumë kohë vetëm sesa kam kaluar ndonjëherë. Jetova vetëm, eca vetëm, udhëtova vetëm, u ula vetëm… megjithatë kurrë nuk u ndjeva e vetmuar. E dini pse? Sepse ndjeva praninë e Allahut pranë meje në çdo hap, çdo lot, çdo moment heshtjeje.
Me siguri e keni vënë re se përballem me shumë paragjykime dhe islamofobi. Si nga njerëzit që nuk më njohin, ashtu edhe nga ata që janë më afër zemrës sime. Por kjo është në rregull, sepse më shtyn vetëm të vazhdoj të flas për bukurinë e islamit dhe sa shumë më ka dhënë. Si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Nuk e kam dashur, respektuar dhe nderuar kurrë veten më shumë se tani. Hidaja e Allahut më ka ndihmuar të gjej veten më shumë se çdo gjë në këtë botë.
Elhamdulilah.

Ju mbaj të gjithëve në duatë e mia, Rabbena yebarek fikum 🤍

Previous Post

Partizani hakmerret ndaj Tiranës, ‘Demat’ fitojnë derbin e kryeqytetit dhe dërgojnë bardheblutë në vendin e fundit.

Next Post

Video/ Ernest Muçi vazhdon me paraqitje të shkëlqyera, ylli shqiptar shënon dy gola në Turqi dhe i jep mesazhe Sylvinhos.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet 53-vjeçari në Vlorë që kishte kthyer banesën në bazë për përgatitjen e drogës, sekuestrohet kokaina

Arrestohet 53-vjeçari në Vlorë që kishte kthyer banesën në bazë për përgatitjen e drogës, sekuestrohet kokaina

April 25, 2026
Po na mbledhin në kooperativë socialistët / Rama me fermerët e Dibrës: Shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare-institucionale

Po na mbledhin në kooperativë socialistët / Rama me fermerët e Dibrës: Shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare-institucionale

April 25, 2026
Kontrolli në paraburgimin e Vlorës përfundon pas dy orësh, nuk u gjetën sende të paligjshme

Kontrolli në paraburgimin e Vlorës përfundon pas dy orësh, nuk u gjetën sende të paligjshme

April 25, 2026
Drejtori i burgut të Fushë-Krujës lirohet nga detyra, ja kush do ta zëvendësojë dhe ndryshime në polici

LAJME

Arrestohet 53-vjeçari në Vlorë që kishte kthyer banesën në bazë për përgatitjen e drogës, sekuestrohet kokaina

by timoni.al
April 25, 2026
0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndërmorrën veprime operative pas marrjes së informacionit për një rast...

Read moreDetails
Po na mbledhin në kooperativë socialistët / Rama me fermerët e Dibrës: Shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare-institucionale

Po na mbledhin në kooperativë socialistët / Rama me fermerët e Dibrës: Shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare-institucionale

April 25, 2026
Kontrolli në paraburgimin e Vlorës përfundon pas dy orësh, nuk u gjetën sende të paligjshme

Kontrolli në paraburgimin e Vlorës përfundon pas dy orësh, nuk u gjetën sende të paligjshme

April 25, 2026
Drejtori i burgut të Fushë-Krujës lirohet nga detyra, ja kush do ta zëvendësojë dhe ndryshime në polici

Drejtori i burgut të Fushë-Krujës lirohet nga detyra, ja kush do ta zëvendësojë dhe ndryshime në polici

April 25, 2026
Forcat Operacionale të Burgjeve po zbarkojnë në qytetin e Vlorës, duke zhvilluar kontrolle të befasishme në paraburgim

Forcat Operacionale të Burgjeve po zbarkojnë në qytetin e Vlorës, duke zhvilluar kontrolle të befasishme në paraburgim

April 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet 53-vjeçari në Vlorë që kishte kthyer banesën në bazë për përgatitjen e drogës, sekuestrohet kokaina

Arrestohet 53-vjeçari në Vlorë që kishte kthyer banesën në bazë për përgatitjen e drogës, sekuestrohet kokaina

April 25, 2026
Po na mbledhin në kooperativë socialistët / Rama me fermerët e Dibrës: Shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare-institucionale

Po na mbledhin në kooperativë socialistët / Rama me fermerët e Dibrës: Shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare-institucionale

April 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al