Një 46-vjeçar i cili ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh është gjetur i pajetë. Ai është gjetur i vdekur në banesë nga nëna e tij.
“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022”, thuhet në njoftimin e policisë.
Deri më tani nuk bëhen të ditur shkaqet e kësaj ngjarjeje, por policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.