Thursday, August 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

ISHP: Në prag të shkollës, mos pranoni fëmijë të pavaksinuar për shkak të fruthit

timoni.al by timoni.al
August 18, 2026
in LAJME
0
ISHP: Në prag të shkollës, mos pranoni fëmijë të pavaksinuar për shkak të fruthit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rastet me fruth kanë qenë të pranishme gjatë gjithë vitit në Shqipëri, ndërsa rënia e mbulesës vaksinale për shkak të skepticizmit shton rrezikun e përhapjes “tek të pavaksinuarit, por jo vetëm”. Në Kosovë raportohen shifra të rritura të personave të infektuar, gjë që sipas ekspertëve rrit rrezikun edhe në Shqipëri për shkak të lëvizjes së njerëzve për pushime.

“Fakti që ka në Kosovë rreziku është real, pasi ata vijnë për të pushuar në Shqipëri dhe çdo i pavaksinuar që bie në kontakt”, tha Rivena Daja, eksperte e ISHP. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) raporton një rritje të lehtë të vaksinimit me dozën e parë, por vë në dukje se shumë prindër shtyjnë vaksinën kundër fruthit që jepet në moshën një vjeç për shkak të dyshimeve lidhur me autizmin.

Sipas ISHP, mbulimi me dozën e parë është rreth 83%, ndërsa për të siguruar mbrojtje efektive duhet të arrihet rreth 97% me dy doza: “Me dozë të parë 83%, por për të krijuar mbrojtje duhet të varijmë në 97% me dy doza”, shtoi Daja. Instituti thekson se një fëmijë i infektuar me fruth ka 90% shanse për të infektuar një të pavaksinuar, qoftë ky fëmijë apo i rritur.

Me pak më pak se një muaj nga fillimi i vitit shkollor dhe hapjes së kopshteve e çerdheve, ISHP u bën thirrje drejtuesve të këtyre institucioneve të mos pranojnë asnjë fëmijë të pavaksinuar. “Ligji i sëmundjeve infektive përcakton se asnjë fëmijë nuk mund të regjistrohet pa plotësuar kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit”, u shpreh ajo.

Gjatë vitit 2026 vihet re një rritje e numrit të fëmijëve të infektuar me fruth, ku pjesa më e madhe e të prekurve kanë qenë nën 5 vjeç dhe të pavaksinuar. ISHP evidenton nevojën për përmirësim të mbulimit vaksinal dhe zbatimin e udhëzimeve ligjore për të reduktuar përhapjen e sëmundjes.

Previous Post

Konflikti diplomatik midis Parisit dhe Teheranit përshkallëzohet; dy diplomatë iranianë dëbohen

Next Post

Katër shqiptarë në fushë në Champions League; barazimet dominojnë tre ndeshjet e para të playoffit

Next Post
Katër shqiptarë në fushë në Champions League; barazimet dominojnë tre ndeshjet e para të playoffit

Katër shqiptarë në fushë në Champions League; barazimet dominojnë tre ndeshjet e para të playoffit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al