Friday, May 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish futbollisti që u bë reper/ Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë dhe shau Ramën live, policia nis hetim për 27-vjeçarin

Editor by Editor
August 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ish futbollisti që u bë reper/ Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë dhe shau Ramën live, policia nis hetim për 27-vjeçarin
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 27-vjeçar nga Korça është proceduar penalisht pasi ka goditur me gurë xhamat e godinës së Bashkisë Korçë, në orët e para të mëngjesit dhe ka “sharë” kryeministrin Rama.

Mësohet se i riu në momentin kur ka kryer sulmin në godinën e bashkisë ka bërë edhe një video live në instagram.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15. Ndërsa Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin K. D., banues në Korçë, dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”, thote policia.

Kostandin Dramolli, 26 vjeç, goditi godinën e Bashkisë, duke thyer xhamat në shenjë revolte kundër aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Ngjarja u transmetua “live” në rrjetet sociale nga vetë i riu, i cili gjatë videos shfaqet duke ofenduar kryeministrin Edi Rama dhe duke thënë: “Edi Rama, shiko si sulmohet bashkia” dhe “Ke bërë shumë gabim kur shkatërrove lagjen 14.”

Revolta e tij erdhi pas prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai banon. Kostandin Dramolli është ish-portier i njohur në futbollin shqiptar, me një karrierë që përfshin ekipe si Skënderbeu ku është shpallur kampion me ekipin U-19 si dhe Bylisi, Pogradeci, Pierikos në Greqi dhe së fundmi Maliqi.

Pas tërheqjes nga sporti, ai është përfshirë në skenën e muzikës “rap”, duke marrë emrin artistik “Çekiçi 14”, një pseudonim që e lidh me zonën ku ka jetuar dhe me identitetin e tij rebel. Incidenti i djeshëm ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Ish-portieri rezulton edhe më parë i dënuar nga gjykata me burg.

Previous Post

VIDEO/ “Nuk kam ngrënë prej ditësh”, Hamasi publikon pamjet tronditëse të pengut izraelit! Familjarët e 24-vjeçarit thirrje Trump: Heshtja është bashkëfajësi, bëni diçka

Next Post

Pushimet bëhen më të shtrenjta: Shpenzimet e përditshme për ushqim dhe transport po rriten.

Next Post
Pushimet bëhen më të shtrenjta: Shpenzimet e përditshme për ushqim dhe transport po rriten.

Pushimet bëhen më të shtrenjta: Shpenzimet e përditshme për ushqim dhe transport po rriten.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al