Sunday, July 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Irani publikon listën e zezë me Trump, Netanyahu, Macron, Starmer e Merz, kërkon eliminimin; Hakmarrja është e pashmangshme

timoni.al by timoni.al
July 11, 2026
in AKTUALITET
0
Teherani kërcënon: Në luftën me SHBA-në, vendet shumë më të vogla të mos përfshihen, përndryshe…
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vrasjes së liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tensionet kanë marrë përmasa të reja, ndërsa gazeta iraniane Hamshari, e lidhur me Bashkinë e Teheranit, publikoi një “listë të zezë” me udhëheqës që e konsideron përgjegjës për vdekjen e tij. Në publikim shfaqen 13 liderë dhe zyrtarë të lartë, të paraqitur me uniformat portokalli të të burgosurve amerikanë, dhe mbi fotografitë e tyre shkruhet në persisht fraza “Hakmarrja është e pashmangshme”. Mesazhi përmban edhe paralajmërimin: “Kriminelët do ta marrin me vete në varr dëshirën për një vdekje paqësore”, një referencë për një fund të dhunshëm.

Në krye të listës vendosen kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të cilët shfaqen edhe me një shenjë objektivi mbi ballë. Përveç tyre, Hamshari përfshin në listë kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni; kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer; presidentin e Francës, Emmanuel Macron; kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz; sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio; sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth; komandantin e CENTCOM-it, Brad Cooper; ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee; ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz; ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar; dhe shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir.

Publikimi përfshin imazhe dhe paraqitje vizuale të personazheve në uniforma portokalli dhe me shenja objektivi, duke forcuar mesazhin e hakmarrjes. Ky publikim erdhi në të njëjtën ditë kur lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri thirrje për hakmarrje ndaj atyre që, sipas Teheranit, janë përgjegjës për vrasjen e babait të tij. Deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga liderët e përfshirë në listë. Publikimi perceptohet si një sinjal të mëtejshëm të përshkallëzimit të retorikës mes Iranit dhe vendeve perëndimore.

Previous Post

The Guardian zbulon: babai i Elon Musk pranon fondacioni familjar dërgoi aktivistin e ekstremit të djathtë në Rusi

Next Post

Detajet e para mbi vrasjen me armë zjarri në Dukagjin

Next Post
Të shtënat në Mirditë: 45-vjeçari i gjetur i vdekur në makinë dyshohet autor i vrasjes së Anton Kelit

Detajet e para mbi vrasjen me armë zjarri në Dukagjin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al