Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës humb jetën pas një arresti kardiak

timoni.al by timoni.al
November 29, 2025
in Lajmi Fundit
0
Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës humb jetën pas një arresti kardiak
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli. Ai pësuan një arrest kardiak mëngjesin e së shtunës.

Simon Kulli lindi më 14 shkurt 1973 në fshatin Pistull, 20 km nga Shkodra, ku kryen shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 1992 hyri në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, ku përfundoi dy vite parapergatitje për studimet filozofike dhe teologjike. Më pas, ai filloi studimet e Filozofisë dhe në vitin 1996, ato të Teologjisë. Në 14 shtator 1999, ai u shugurua diakon në Katedralen e Shkodrës, ku shërbeu deri në janar të vitit 2000 dhe më pas në Dajç të Zadrimës.

Më 29 qershor 2000, gjatë vitit jubilar, Imzot Kulli u shugurua meshtar nga Imzot Angelo Massafra, në një ngjarje historike, pasi ishin shuguruar meshtarë të parë pas 46 vjetësh regjimi komunist në Shqipëri. Pas shugurimit, ai u emërua në Dajç si ndihmës famullitar pranë Mons. Injac Demës dhe gjithashtu ishte Sekretar i Ipeshkëvit të Dioqezës së Sapës, Imzot Dodë Gjergjit. Ai shërbeu aty deri në vitin 2002, kur u emërua Kancelar Dioqezan i Sapës.

Nga viti 2006 deri në momentin e ndarjes nga jeta, Imzot Kulli ushtronte detyrën e Famullitarit të Katedrales “Shën Tereza e Kalkutës” në Vau-Dejës. Ai gjithashtu mbajti pozita të tjera, duke përfshirë atë të Drejtorit të Caritasit Dioqezan të Sapës nga viti 2001 deri në 2012 dhe të Delegatit të Caritasit Dioqezan nga viti 2010 deri më 25 maj. Pas kalimit në amshim të Imzot Lucjan Avgustini më 25 maj 2016, ai u zgjodh Administrator Dioqezan i Dioqezës së Sapës nga Këshilli i Konsultorëve.

Imzot Simon Kulli do të kujtohet për kontributin e tij në jetën shpirtërore dhe sociale të Dioqezës së Sapës.

Previous Post

Dortmundi e mbulon veten me ngjyrat kuqe e zi, festat e nëntorit krijojnë një atmosferë festive për shqiptarët në Gjermani, duke bllokuar rrugë e sheshe.

Next Post

“Një nderim për Dëshmorët e Atdheut” / Rama zhvillon homazhe në kujtim të tyre, me pjesëmarrjen e Begajt dhe ministrave.

Next Post
"Një nderim për Dëshmorët e Atdheut" / Rama zhvillon homazhe në kujtim të tyre, me pjesëmarrjen e Begajt dhe ministrave.

"Një nderim për Dëshmorët e Atdheut" / Rama zhvillon homazhe në kujtim të tyre, me pjesëmarrjen e Begajt dhe ministrave.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al