Saturday, October 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Inxhinieri shqiptar Erkan Nika humbi pas sulmit në Detin e Zi, babai apelon shtetit

timoni.al by timoni.al
October 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
Inxhinieri shqiptar Erkan Nika humbi pas sulmit në Detin e Zi, babai apelon shtetit
0
SHARES
51
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Familja e 28-vjeçarit Erkan Nika i bën apel shtetit shqiptar për t’u përfshirë në kërkimet për gjetjen e tij, pas sulmit me dronë ndaj një anijeje turke ku ai punonte si inxhinier i dytë. Babai, Rexh Nika, në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, kërkon gjithashtu ndihmë nga autoritetet turke dhe institucionet përkatëse në vendet përreth Detit të Zi.

Në deklaratën e publikuar, babai thotë: “U bëjmë thirrje të gjitha spitaleve, të gjitha institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe përreth Detit të Zi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, personave të plagosur, ose individë të gjetur në zonat bregdetare të Detit të Zi. Kërkojmë ndihmë nga institucionet shtetërore të Shqipërisë”. Ai apelon që të verifikohen regjistrat për persona të paidentifikuar ose të plagosur që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Familja Nika jeton në Turqi që prej vitit 1997, dhe burimet familjare thonë se Erkani punonte prej vitesh në anijen e mallrave Aroyat. Sipas babait, anija ishte nisur nga porti i Durrësit dhe në bord ndodheshin 16 anëtarë ekuipazhi. Pas sulmit me dronë, i kryer më 27 shtator pranë portit Novorossiysk në Detin e Zi, u shpëtuan 15 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa Erkan Nika rezulton i zhdukur dhe nuk figuron në listën e të shpëtuarve.

Rexh Nika tregon se mesazhin e fundit me djalin e mori më 23 shtator: “Me djalin, mesazhin e fundit e kam ditën e mërkurë më 23 shtator. Në darkë para se të flija, i kam bërë mesazh, një lutje. Ma ktheu përgjigjen të nesërmen në orën 08:39. ‘Jemi në Detin e Zi’, më ka thënë”. Familja kërkon që autoritetet të bashkëpunojnë për të sqaruar fatin e Erkanit dhe për të kontrolluar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në lokacionin apo identifikimin e tij.

Previous Post

Gaza/ Një vit pas armëpushimit, premtime të paplotësuara, sulmet vazhdojnë dhe rindërtimi mbetet ende në pritje

Next Post

Zyrtare: Cristiano Ronaldo pezullohet përkohësisht nga Federata Portugeze, hapet procedim disiplinor ndaj yllit të futbollit

Next Post
Alarm për Ronaldon në Portugali, l’Équipe zbulon planin e lamtumirës, por…

Zyrtare: Cristiano Ronaldo pezullohet përkohësisht nga Federata Portugeze, hapet procedim disiplinor ndaj yllit të futbollit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al