Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

INVESTIGIMI I PIRANJAVE! Prokuroria e Fierit nis hetimin për drejtorët e PS, çuan me forcë punonjësit në mitingun e Ramës

Editor by Editor
April 18, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
INVESTIGIMI I PIRANJAVE! Prokuroria e Fierit nis hetimin për drejtorët e PS, çuan me forcë punonjësit në mitingun e Ramës
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FIER- Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore” pas investigimit të emisionit “Piranja”. Hetimi i prokurorisë nisi nga investigimi i publikuar, ku shihej se drejtuesit politikë të qarkut Fier, mbushën autobusët me njerëz, të cilët i sollën në Tiranë për mitingun e hapjes së fushatës elektorale të PS më 12 prill. 

Gjatë udhëtimit për Tiranë, Piranjat kanë folur me njerëz të thjeshtë, hallexhinj dhe gjatë bisedave me ta, kanë arritur të dokumentojnë me zë dhe figurë se si njerëz me pushtet i kanë detyruar për të marrë pjesë në mitingun elektoral të PS-së për tu punësuar ose të detyruar për të mbajtur një vend pune, në kundërshtim më ligjin. Pas këtyre provave të paraqitura nga Piranjat, është rradha e drejtësisë që të veprojë pa vonesë, për zbërthimin e kësaj skeme kriminale elektorale.

Emisioni “Piranjat Show” dhe investigim e plotë mbi çështjen do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 20:44 në Syri Tv. 

VENDIMI I PROKURORISË: 

Prokuroria prane Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka rregjistruar procedimin penal nr. 495/2025 per veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal.

Nga materiali referues ka rezultuar se:

Në datën 12.04.2025, është postuar një artikull dhe një material audio-video në portalin “voxnews.al”, me titull: “Kamera e fshehtë zbulon skandalin: Administrata e Fierit me detyrim në mitingun e Ramës në Tiranë (VIDEO).” Ky artikull është administruar me procesverbal kqyrje dhe marrjen nga policia gjyqësore, si dhe është kryer transkitimi/kqyrje e materialit audio-viziv.

Në artikullin e publikur ndër të tjera njoftohet se: “…sipas një kamera të fshehtë nga emisioni “Piranja”, punonjës të administratës së Fierit janë detyruar të marrin pjesë në mitingun e hapjes së fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë. Ata janë filmuar duke u shprehur se vijnë nga Bashkia e Fierit apo institucione të tjera, dhe se zyrat aty i kanë detyruara për pjesëmarrje. Në video shihen teksa mbushen autobuzë, ndërsa disa persona bëjnë apelin se kush është i pranishëm e kush jo.”

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi, është i domosdoshëm te sekuestrohet pranë televizionit “SYRI TV” Tiranë, CD origjinale me pamjet filmike të postuara në “voxnews. al” në datën 12.04.2025.

INVESTIGIMI I PIRANJAVE! Prokuroria e Fierit nis hetimin
INVESTIGIMI I PIRANJAVE! Prokuroria e Fierit nis hetimin
Previous Post

Po i kryente shërbimet mjetit, ndërron jetë në Fier fermeri 56-vjeçar

Next Post

Rubio: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nëse s’ka përparim

Next Post
Rubio: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nëse s’ka përparim

Rubio: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nëse s’ka përparim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al