Saturday, May 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Interi të bën me zemër! Tifozi pësoi infarkt në ‘San Siro’ pas ndeshjes me Barçën

Editor by Editor
May 8, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Interi të bën me zemër! Tifozi pësoi infarkt në ‘San Siro’ pas ndeshjes me Barçën
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tragjedi është shmangur dje në stadiumin “San Siro”, pasi një tifoz i Interit ka pësuar infarkt pas përfundimit të ndeshjes së zikaltërve më Barcelonën.

Pasi pa skuadrën e tij të kualifikohej në finale mes emocionesh të shumta, tifozi zikaltër raportohet se ka pësuar infarkt teksa po largohej nga stadiumi.

Burri, i cili raportohet se ishte pak më shumë se 40-vjeçar dhe pa patologji të veçanta apo faktor rreziku, është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë.

Për fatin e tij të mirë, mjekët e pranishëm në impiant i kanë dhënë shpejt ndihmën e parë.

“Është vepruar 4 herë me defibrilator, duke e alternuar me masazh kardiak. Tek e katërta u shfaq përsëri ritmi kardiak”, shpjegoi Alesandro Gedo, përgjegjësi i shërbimit shëndetësor në stadiumin “San Siro”.

“Atij iu dha ndihma nga patrulla në vendngjarje, pastaj mbërrita unë dhe ekipi im. Pasi u rishfaq ritmi kardiak, ne e kemi intubuar dhe vendosur në koma farmakologjike. Pastaj u dërgua në reanimacion të spitalit “San Carlo” në Milano. Ai ishte me frymëmarrje spontane. Nesër duhet të zgjohet dhe deri në momentin që flasim nuk raportohet për dëme neurologjike”, vijoi mjeku i cili zbuloi se në fakt ngjarje të tilla janë më të shpeshta se sa mendohet.

“Kjo është hera e dytë brenda vitit në “San Siro””, vijoi ai duke shpjeguar se mesatarisht ngjarje të ngjashme ndodhnin 2 herë në vit.

Rasti i mëparshëm kishte ndodhur para katër muajsh dhe pacienti ishte rikuperuar plotësisht.

“Njeriu të cilit i ra infarkt dje, ishte me një shok, i cili i nisi menjëherë masazhin kardiak dhe kjo është shpesh pika e kthesës”, tregon Gedo.

A është stresi i ndeshjes faktori i këtij infarkti? “Nuk është e mundur të thuhet, edhe pse nuk njohim faktorë të mundshëm të rrezikut individual. Por padyshim stresi mund të ketë ndikim në këto lloj ngjarjesh”, tregoi ai për mediat italiane.

Previous Post

“11 maji, mundësia e takimit me historinë”, Rama: Mora dje miratimin për hapjen e një grupkapitulli tjetër për negociatat

Next Post

BIRN: Krimi i organizuar, “partia e padukshme” e zgjedhjeve në Durrës

Next Post
BIRN: Krimi i organizuar, “partia e padukshme” e zgjedhjeve në Durrës

BIRN: Krimi i organizuar, "partia e padukshme" e zgjedhjeve në Durrës

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para
AKTUALITET

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

by Editor
May 16, 2025
0

CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka vlerësuar si...

Read moreDetails
“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

May 16, 2025
Rama: Zgjedhjet janë shprehje e popullit shqiptar 100%, jo 99%! Nuk janë si në Danimarkë por jemi përmirësuar

Rama: Zgjedhjet janë shprehje e popullit shqiptar 100%, jo 99%! Nuk janë si në Danimarkë por jemi përmirësuar

May 16, 2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Mula: Falenderime për të gjithë qytetarët e Tiranës që zgjodhën të më besonin mandatin e deputetit në Parlament

Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Mula: Falenderime për të gjithë qytetarët e Tiranës që zgjodhën të më besonin mandatin e deputetit në Parlament

May 16, 2025
VIDEO/ “Nuk jam socialiste”, kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

VIDEO/ “Nuk jam socialiste”, kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

May 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

May 16, 2025
“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

May 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al