Interi po konkretizon planet e merkatos pas sigurimit të Djed Spence për krahu të djathtë, ndërsa tani synon një përforcim në mesfushë: Curtis Jones i Liverpoolit. Mbrojtësi anglez pritet të mbërrijë së shpejti në Milano për të finalizuar transferimin me Tottenhamin, në një marrëveshje që parashikon rreth 30 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse. Megjithatë, drejtuesit zikaltër nuk konsiderojnë të mbyllin merkato pa i ofruar trajnerit Cristian Chivu një skuadër më konkurruese, dhe Jones është objektivi kryesor në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Liverpool vlerëson mesfushorin rreth 40 milionë euro, por Interi shpreson të ulë kërkesën duke pasur parasysh se kontrata e Jones skadon në vitin 2027. Synimi i klubit italian është të parashtronte një ofertë në diapazonin 30–35 milionë euro. Chivu e shikon Jones si lojtar me profil të veçantë për Interin, që mund të luajë në disa pozicione dhe të shërbejë si një “xhol” taktik për skuadrën, përfshirë edhe mundësinë e përdorimit në krah nëse nevoja e kërkon.
Një pjesë e fondeve për këtë operacion mund të sigurohet nga shitja e Davide Frattesit, i cili është në orbitën e Lazios. Për më tepër, priten largime të tjera nga ekipi si Asllani dhe Massolini, ndërsa Akinsanmiro është tashmë larguar drejt Monzës. Këto lëvizje janë pjesë e planit të Interit për të balancuar buxhetin dhe për të bërë një përforcim final të rëndësishëm në mesfushë.
Sa i përket vetë Jones, sinjalet nga ana e tij dhe rrethanat janë pozitive për një transferim në Milano. Sipas raportimeve, ai ka dhënë miratimin e plotë për kalimin te Interi, pjesërisht për shkak se nuk ka marrë sinjalet e pritshme nga Liverpool për rinovimin me klubin. Mesfushori mungoi në miqësoren e Liverpoolit kundër Monacos, me trajnerin që zyrtarisht e lidhi mungesën me probleme në ije. Jones është rritur në akademinë e Liverpoolit dhe pjesë e ekipit të parë të klubit, por një kapitull i ri në karrierë duket gjithnjë e më i mundshëm.
Interi po përgatit lëvizjen e radhës dhe mbetet të shihet nëse sinjalet dhe bisedimet do të përkthehen në një transferim konkret të Curtis Jones.

