Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Interi gjen zëvendësuesin e Sommer, zikaltrit arrijnë marrëveshje me portierin e klubit italian

timoni.al by timoni.al
June 11, 2026
in LAJME
0
Interi gjen zëvendësuesin e Sommer, zikaltrit arrijnë marrëveshje me portierin e klubit italian
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Interi po i afron një transferimi të mundshëm të portierit Ivan Provedel nga Lazio, ndërsa vazhdon lëvizjet për të forcuar repartin e portës. Sipas raportimeve të gazetares Alfredo Pedullà, agjenti i Provedel, Gianni Rava, zhvilloi një takim me drejtuesit zikaltër në selinë e klubit në Viale della Liberazione, ku palët arritën një marrëveshje paraprake për kushtet personale të lojtarit.

Provedel pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Interin, me një pagë mbi 1.5 milionë euro në sezon dhe bonuse të lidhura me performancën. Portieri, i kontraktuar me Lazion deri në qershor të 2027-ës, ka dhënë miratimin e tij të plotë për transferimin në Milano dhe është i gatshëm të pranojë konkurrencën me Josep Martínez për një vend në formacionin e trajnerit Simone Inzaghi.

Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes me lojtarin, operacioni nuk është përmbyllur ende, pasi Interi duhet të bindë Lazion. Presidenti i klubit kryeqytetas, Claudio Lotito, konsiderohet pengesa kryesore në negociata. Aktualisht ekziston një diferencë mes ofertës së Interit dhe kërkesës së Lazios: zikaltërit ofrojnë rreth 2–3 milionë euro, duke u bazuar pjesërisht në faktin që kontrata e Provedel po i afrohet fundit, ndërsa Lazio kërkon të paktën 4–5 milionë euro për të lejuar largimin e portierit.

Bisedimet mes dy klubeve priten të vazhdojnë në ditët në vijim, me Interin që synon të arrijë një marrëveshje përfundimtare dhe të sigurojë shërbimet e Provedel për sezonin e ri. Në këtë fazë, çështja kryesore mbetet gjetja e një formule të pranueshme për vlerën e kartonit që t’i përshtatet kërkesave të Lazios dhe mundësive financiare të Interit. (Top Channel)

Previous Post

Spektakli më i madh i futbollit nis zyrtarisht, Pse mund të jetë Botërori më i bukur në histori

Next Post

Pak orë para startit të Botërorit, cilët janë pretendentët për t’u shpallur kampionë këtë vit sipas bookmakers-ave

Next Post
Pak orë para startit të Botërorit, cilët janë pretendentët për t’u shpallur kampionë këtë vit sipas bookmakers-ave

Pak orë para startit të Botërorit, cilët janë pretendentët për t’u shpallur kampionë këtë vit sipas bookmakers-ave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al