Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Instruktorja e palestrës më jepte informacione”, Dumani tregon vrasjen e Emiljano Ramazanit: Ishte më i lehti! Henkriku s’e ekzekutoi dot Talon

Editor by Editor
February 25, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Instruktorja e palestrës më jepte informacione”, Dumani tregon vrasjen e Emiljano Ramazanit: Ishte më i lehti! Henkriku s’e ekzekutoi dot Talon
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në gjyqin e mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka nxjerrë bashkëpunëtorët dhe ka treguar episodet kriminale, që ka kryer së bashku me ta.

“Ishin shume emra për tu vrarë. Nuk kishte radhë, kush të dilte në rrugë do vritej. Emiljano Ramazanin e kishim më të lehtë per ta vrare dhe u vra ai”, tha Dumani ndër të tjera.

Më pas ka treguar se kush e informonte për lëvizjet e Emiljano Ramazanit.

Avokati: Kur ke qëndruar me Erjonin, ata që merrnin informacione ishin shqiptarë?

Dumani: Eljo më jepte informacion, ndërsa Alibej kishte vetë informatorë. Ramazani bënte palestër afër shtëpisë, kishim informacione për hyrje daljet. Alibej më niste fotot me aplikacionin Sky. Kisha dhe një hyrje në Elbasan. Alibej fliste direkt me informatorin, Xhuljan Hoxhën. Xhuljani bënte foto, sillte informacione. Xhuljanin e kam njohur në 2021.

Avokati: Kishit foto për Bujar Çelën gjatë vëzhgimeve?

Dumani: Po më sillte Erjon Alibej në Sky. Xhuljan Hoxha paguhej nga Erjon Alibej për informacionet që jepte. Njëherë Erjoni më ka thënë që i ka dhënë Xhuljanos 20 mijë euro, por unë nuk kam qenë i pranishëm.

Avokati: Keni thënë që keni organizuar dhe kryer vrasjen e Ramazanit, me kë e bëre?

Dumani: Infot mi jepte Erjon Alibej dhe Henrik Hoxha që ishte vazhdimisht vërdallë dhe kishte info. Nga palestra kishim një instruktore që na jepte informacione me telefon fiks. Ajo na thoshte është këtu ose doli. Jashtë palestrës Xhuljani dhe Henriku. Vendimin për vrasjen e Regis Runajt e mori Erjon Alibej.

Avokati: Cila është arsyeja për vrasjen e Bujar Çelës?

Dumani: Kisha folur me Henrikun për vrasjen e Çelës, por ai nuk e bëri dot. Ne po ruanim Dine Çamin për ta vrarë. Por mesa duket kishte marrë masa. Kur u vra një shoku im, Klevis Kapllani, shkova dhe vetë aty. Në 16 shtator, në mos gaboj, në darkë 8-9. E dija shumë mirë që e vrau Talo Çela. Me Klevisin flisja në Sky. Enver Diva më nisi SMS me zë dhe më tha “E paskan vrarë Klevisin”, unë në atë kohë rija në Elbasan tek Arjan Spahiu. Kur shkova për të vrarë Dinen i thashë Erion Alibejt në telefon ‘do e lëmë këtë dhe do ikim të vrasim Bujar Çelën’.

Previous Post

Abuzimet me tenderat tek ‘Bujqësori’, SPAK njoftim zyrtar: Janë hetuar 9 procedura

Next Post

Meta nga qelia: Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura do t’u kthehen qytetarëve

Next Post
Meta nga qelia: Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura do t’u kthehen qytetarëve

Meta nga qelia: Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura do t’u kthehen qytetarëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al