Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Inside Story/ Certifikata pronësie dhe aktet noteriale: a përvetësoi toka një grup i fuqishëm i falsifikatorëve?

timoni.al by timoni.al
October 7, 2026
in LAJME
0
Inside Story/ Certifikata pronësie dhe aktet noteriale: a përvetësoi toka një grup i fuqishëm i falsifikatorëve?
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga gomonet, shqiptarët kaluan tek format botërore të trafikut. Inside Story zbërtheu me detaje një prej grupeve të fuqishme që operonte me baza nga Shqipëria, në Kosovë, Spanjë, Portugali e më gjerë, vende tranzit që çonin emigrantë drejt SHBA-së, Kanadasë, Britanisë e më tej.

Nga provat materiale rezulton se grupi nuk kishte vetëm synim emigrimin ilegal, por edhe përvetësimin e pronave përmes dokumenteve të falsifikuara. Sekuestrimi i një laboratori falsifikimi në banesën e Ulli dhe Pjerin Brahimaj, babë e bir, nxori në dritë elemente që konfirmojnë këtë dyshim. Brenda laboratorit u gjetën pajisje të ndryshme për prodhimin e dokumenteve, kompjutera dhe laptopë me të dhëna të shtetasve shqiptarë dhe të kombësive të ndryshme, kryesisht amerikane, greke, franceze dhe italiane. Po ashtu u gjetën certifikata pronësie të falsifikuara dhe akte noteriale të ndryshme të falsifikuara.

Nuk dihet nëse nga ky grup është krijuar një fraksion i dedikuar vetëm për verifikimin e dokumenteve të falsifikuara për pronat, por zbulimi i laboratorit përbën një provë të fortë që mund të çojë në tjetërsime të trojeve. Rasti evidenton fenomenin e vazhdueshëm të privimit të pronarëve nga e drejta mbi pasuritë e tyre, përmes transferimesh të përtalla dokumentesh. Mjaftonë kontakti me këtë grup që ata të prodhonin dokumente të ndryshme, dokumente që më pas përdoren në procese gjyqësore dhe deri te regjistrimi i pasurive. Dëmi konkret i shkaktuar ndaj pronave mbetet i paqartë, por rasti përforcon ekzistencën e këtij fenomeni gjatë dekadave të fundit.

Në rrjetin e falsifikatorëve identifikohet si mjaft aktiv edhe shtetasi Gridi Elezi, i cili shfaqet në komunikime dhe survejime të shumta duke folur për porositë që merr. Pika e tij e kontaktit për kryerjen e punëve është Njazi Ademaj, i njohur me nofkën ‘El Çapo’.

Previous Post

Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën; 87-vjeçarja ndërron pas betejës për shtëpinë prej mbi 70 vjetësh

Next Post

Mazniku: Nëse objektivi ishte elektoral, do i linim siç ishin; ka bashki të vogla që nuk ia dalin

Next Post
Mazniku: Nëse objektivi ishte elektoral, do i linim siç ishin; ka bashki të vogla që nuk ia dalin

Mazniku: Nëse objektivi ishte elektoral, do i linim siç ishin; ka bashki të vogla që nuk ia dalin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al