Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Igli Tare firmos të hënën me Milanin, detajet e kontratës

Editor by Editor
May 22, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Igli Tare firmos të hënën me Milanin, detajet e kontratës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas muajsh të tërë zërash, analizash dhe emrash të përfolur, Milan ka vendosur përfundimisht: Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit kuqezi, duke nisur nga sezoni 2025/26.

Ish-drejtuesi i Lazios pritet të firmosë të hënën një kontratë 3-vjeçare (me formulën 2+1 në favor të klubit) me pagë neto prej 800 mijë eurosh në sezon.

Vendimi për të përshpejtuar emërimin e Tares u mor nga pronari i RedBird, Gerry Cardinale, pas humbjes zhgënjyese të Milanit ndaj Romës që i kushtoi vendin në garat evropiane.

Pas një takimi mes Cardinale-s dhe administratorit të deleguar, Giorgio Furlani, u arrit një marrëveshje verbale që i hap rrugë zyrtarizimit.

Sipas Calciomercato.com, baza e parë e marrëveshjes mes Tares dhe Milanit ishte hedhur më 16 prill, gjatë një takimi në Romë.

Më pas, duke parë se alternativat nuk ishin të realizueshme, kuqezinjtë vendosën të ecnin me Taren, një figurë që ka pasur përkrahjen edhe të Zlatan Ibrahimovic-it, dhe që gëzon një raport shumë të mirë me Geoffrey Moncada.

Dyshja do të punojë ngushtë për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe për strategjinë e merkatos, si për përforcimet, ashtu edhe për largimet e mundshme.

Vendimet përfundimtare do të mbeten në dorë të CEO-s, Giorgio Furlani, por Tare, i cili aktualisht është pa kontratë, do të jetë menjëherë operativ.

Të hënën pritet firma mbi kontratë, që do ta bëjë zyrtarisht pjesë të projektit të ri teknik të Milanit.

Kuqezinjtë synojnë të rikthehen fuqishëm në Champions League dhe të ndërtojnë një skuadër konkurruese përmes një projekti ambicioz dhe me vizion afatgjatë, ku përvoja dhe njohuritë e Igli Tares në merkato pritet të luajnë një rol kyç.

Previous Post

Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

Next Post

Dosja 5D/ Përplasje në seancë gjyqësore, kërkesa për gjykim të shkurtuar shkakton debat mes avokatëve të të pandehurve

Next Post
Dosja 5D/ Përplasje në seancë gjyqësore, kërkesa për gjykim të shkurtuar shkakton debat mes avokatëve të të pandehurve

Dosja 5D/ Përplasje në seancë gjyqësore, kërkesa për gjykim të shkurtuar shkakton debat mes avokatëve të të pandehurve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al