Friday, May 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

I vetmi italian në reanimacionin e Shkodrës dëshiron të kthehet në Itali; miku shqiptar kërkon ndihmë Fiks Fare

timoni.al by timoni.al
May 22, 2026
in KRYESORE
0
I vetmi italian në reanimacionin e Shkodrës dëshiron të kthehet në Itali; miku shqiptar kërkon ndihmë Fiks Fare
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 56-vjeçar italian, Sergio Claudio Marchiteli, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit të Shkodrës, njofton Fiks Fare. Ai ka ardhur në Shqipëri pas problemeve familjare në Itali dhe me shqetësime të shëndetit mendor. Aktualisht gjendet në gjendje të stabilizuar, por pa asnjë familjar apo kontakt pranë që të kujdeset për të.

Alarmi u dha nga miku i tij shqiptar, Pjetër Vataj, i cili i drejtua Fiks Fare duke kërkuar ndërhyrjen e ambasadës italiane për rikthimin e Sergios në Itali. Sipas Vatajt, Sergio jetonte prej vitesh në Itali, por pas konflikteve familjare vendosi të largohej dhe të vinte në Shqipëri. Fillimisht gjendja e tij ishte e mirë, por pak ditë pas mbërritjes u përkeqësua dhe u dërgua në urgjencë; më pas u transferua në spitalin psikiatrik dhe më vonë në repartin e reanimacionit të spitalit të Shkodrës. Vataj thotë se nuk ka kush teksa vetë nuk mund të qëndrojë gjatë pranë tij, pasi jeton në Itali me familjen, dhe se gjatë ditëve të para ka mbuluar shpenzime për medikamente.

Drejtuesit e spitalit të Shkodrës konfirmuan për Fiks Fare se pacienti ndodhet në reanimacion dhe se gjendja e tij është stabilizuar. Spitali bëri me dije se ka vënë në dijeni ambasadën italiane për rastin, ndërsa për detaje mbi diagnozën dhe procedurat kërkoi një kërkesë zyrtare me shkrim.

Gazetarët e Fiks Fare verifikuan rastin në spital, ku edhe vetë Sergio shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Itali. Pas kontakteve të Fiksit me numrin zyrtar të ambasadës italiane në Shqipëri, punonjësi i institucioni tha se ambasada kishte dijeni për rastin, por nuk kishte arritur të gjente asnjë familjar ose ndonjë kontakt telefonik të tij. Më pas Fiks Fare siguroi numrin e kontaktit të Sergios dhe ia përcolli menjëherë ambasadës, me shpresën që të nisin procedurat për kontaktimin e familjarëve dhe kthimin e tij në Itali.

Previous Post

Opozita akuzon zëvendëskryeministrin për lidhje me shërbime sekrete serbe, skandali i spiunazhit trondit Maqedoninë e Veriut

Next Post

Drejtori i AKU-së në Shkodër, i dhunuar natën e kaluar: Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet, s’më tremb

Next Post
Drejtori i AKU-së në Shkodër, i dhunuar natën e kaluar: Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet, s'më tremb

Drejtori i AKU-së në Shkodër, i dhunuar natën e kaluar: Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet, s'më tremb

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al