Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I shpallur në kërkim nga Interpoli, sekuestrohet “Porsche Cayenne” bashkë me 24 mijë euro në Durrës

Editor by Editor
August 27, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
I shpallur në kërkim nga Interpoli, sekuestrohet “Porsche Cayenne” bashkë me 24 mijë euro në Durrës
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DURRËS- Një makinë tip “Porsche Cayenne” e vjedhur dhe 24 mijë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit. Mësohet se makina ishte raportuar e vjedhur dhe shpallur në kërkim nga Interpol Bern. Ndërkohë që u procedua penalisht drejtuesi i makinës, 54-vjeçari italian me iniciale M.A. Mbi 54-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Port, Durrës Fshehu në automjetin tip “Porsche Cayenne”, të shpallur në kërkim nga Interpol Bern, 24 070 euro që t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi italian. Sekuestrohen automjeti dhe shuma e eurove. Në vijim të kontrolleve intensive që po kryhen me metoda bashkëkohore, në pikën e kalimit kufitar Port, Durrës, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Shqipërisë, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin italian M. A..

Nga verifikimet rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi M. A. synonte t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjit në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian M. A., 54 vjeç. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin dhe shumën e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Previous Post

Z.Dumani ku janë prangat për Bufin e Roskovecit?!

Next Post

LIVE- Tërhiqet PS: Mandati i Xhaçkës në 12 Shtator në Kuvend 

Next Post
LIVE- Tërhiqet PS: Mandati i Xhaçkës në 12 Shtator në Kuvend 

LIVE- Tërhiqet PS: Mandati i Xhaçkës në 12 Shtator në Kuvend 

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al