Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hoxha dhe Proda prezantojnë Drejtorët e Policisë në Tiranë dhe Durrës, zbardhet porosia për ngjarjet kriminale

Editor by Editor
November 16, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Hoxha dhe Proda prezantojnë Drejtorët e Policisë në Tiranë dhe Durrës, zbardhet porosia për ngjarjet kriminale
0
SHARES
60
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, filluan prezantimin e 12 drejtorëve vendorë nga kryeqyteti.

“Emërimi i Elton Alushit përfaqëson jo vetëm një hap përpara në konsolidimin e strukturave të sigurisë, por edhe një angazhim të ri për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të kryeqytetit, ku sfidat janë të shumta dhe dinamike, nën vizionin “Shqipëria 2030”, nënvizoi ministri Hoxha.

Ai tha më tej se Tirana, si zemra administrative, ekonomike dhe sociale e vendit, kërkon një Polici, që jo vetëm të jetë vigjilente dhe efektive në parandalimin dhe luftën ndaj krimit, por edhe një polici që të jetë e afërt me komunitetin, duke ndërtuar ura besimi e bashkëpunimi.

Hoxha kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjeve kriminale, si dhe rihapjen e hetimeve për ngjarje të vjetra, të cilat janë shkak për zinxhir pasojash, nëse mbeten pa u ndëshkuar.

Në Durrës u prezantua Drejtor Vilson Bala.

“Ky qytet ka rëndësi strategjike për shkak të pozicionit, si një portë hyrëse për Shqipërinë.

Kjo e bën atë të përballet me sfida komplekse në fushën e sigurisë publike dhe luftën kundër kriminalitetit. Për këtë arsye, drejtimi i strukturave policore në këtë zonë kërkon një vizion të qartë, strategji dhe përkushtim maksimal për zbatimin e ligjit me paanshmëri dhe profesionalizëm”, u shpreh ministri në takim me strukturat drejtuese të DVP Durrës.

Vilson Bala vjen në këtë detyrë pas një karrierë të gjatë brenda Policisë. Ai u rendit i pari me pikë, në konkurrim.

Hoxha shtoi se Durrësi, si një qendër ekonomike, turistike dhe tranzit, kërkon një qasje të mirëkoordinuar për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët dhe vizitorët.

“Struktura e re drejtuese do të punojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për të luftuar çdo formë të krimit të organizuar, trafiqeve dhe evazionit. Siguria nuk është vetëm një përgjegjësi e policisë, por një detyrë e përbashkët e gjithë shoqërisë”, tha ministri i Brendshëm.

Previous Post

Megatek fton të diplomuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës: Mundësi të reja për karrierë dhe zbritje tëveçanta për festat e fundvitit

Next Post

VIDEO/ Thellohet skandali! Momenti kur policia rumune largon flamurin shqiptar dhe nxjerr tifozët nga stadiumi

Next Post
VIDEO/ Thellohet skandali! Momenti kur policia rumune largon flamurin shqiptar dhe nxjerr tifozët nga stadiumi

VIDEO/ Thellohet skandali! Momenti kur policia rumune largon flamurin shqiptar dhe nxjerr tifozët nga stadiumi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al