Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hodhi në erë hotelin në Sarandë/ Gjykata lë në burg 36-vjeçarin, Çabiri mohon krimin

Editor by Editor
February 16, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Hodhi në erë hotelin në Sarandë/ Gjykata lë në burg 36-vjeçarin, Çabiri mohon krimin
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Sarandës ka caktuar pak minuta më parë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36-vjeçarin Sotir Çabiri të dyshuar si autor të shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti” në orët e para të mëngjesit të se hënën.

Para trupit gjykues, Çabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marrë diçka që kishte harruar pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 minuta para shpërthimit.

Megjithatë Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Çabiri pritet të transferohet drejt Burgut të Bënçës. Ndërkohë sot në Sarandë kanë mbërritur inspektorë të IKMT së bashku me një mjet çekiç, për të ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes ku prej 4 ditësh ndodhen ekspertë anti-eksploziv dhe ata të policisë së Sarandës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një kallëp tritoli i pashpërthyer, ndërkohë qe ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se autori ka përdorur 50 kg eksploziv për shpërthimin.

Madje burime bëjnë me dije se sasia më e madhe ishte vendosur në themelet e një depoje ne katin përdhes të hotelit ndërsa pjesa tjetër nëpër kolona dhe për ketë janë hapur vrima me trapan nga ana e autorit.

Hetimet po vazhdojnë intensivisht nga policia dhe prokuroria pasi ende nuk është vërtetuar plotësisht nëse autor real është Çabiri dhe nëse në ngjarje kanë vepruar me shumë se një person.

Previous Post

I mori jetën gruas së tij teksa hante bukë/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Elton Metën

Next Post

VIDEO/ Tërmeti në Turqi, betoni i ndërtesave të shembura thyhet me duar

Next Post
VIDEO/ Tërmeti në Turqi, betoni i ndërtesave të shembura thyhet me duar

VIDEO/ Tërmeti në Turqi, betoni i ndërtesave të shembura thyhet me duar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al