Më datë 23.07.2026, rreth orës 09:30, në rrugën “George W. Bush”, pranë Parlamentit, u zhvillua një tubim gjatë të cilit disa pjesëmarrës kundërshtuan punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Gjatë ngjarjes, disa prej tyre hodhën në drejtim të policëve sende të forta, mjete piroteknike dhe sende të tjera. Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikuan 32 shtetas që dyshohet se kanë kryer këto veprime të kundërligjshme.
U arrestuan në flagrancë shtetasit O. P., 41 vjeç, dhe A. I., 44 vjeçe. Për ta janë nën akuzë veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Në gjendje të lirë nisi procedimi për shtetasit P. D., A. M., E. K., E. K., V. H., K. P., A. P., D. D., J. A., E. K., Y. T., M. R., V. M., A. B., S. D., E. I., A. S., E. H., E. S., I. D., E. P., C. M., D. T., E. L., F. A., A. Ç., A. Zh., F. S., A. B. dhe I. M., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Si provë materiale u sekuestruan kapsolla, të cilat u gjetën në një qese plasmasi që e mbante shtetasja e arrestuar A. I. Gjashtë punonjës të Policisë u dëmtuan gjatë tubimit; ata morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

