Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hidhet shorti për komisionerët! KQZ: Zyrtarisht njohim PD-në e drejtuar nga Alibeaj

Editor by Editor
January 12, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Hidhet shorti për komisionerët! KQZ: Zyrtarisht njohim PD-në e drejtuar nga Alibeaj
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për anëtarin e 7 të KZAZ-ve, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Përbërja e KZAZ-ve do të jetë 2 nga Partia Socialiste, 2 nga Partia Demokratike, 1 PSD dhe 1 nga Partia e Lirisë. Ndërkohë, anëtari i 7 ndahet barabartë mes PS dhe PD-së. Nëse kur të hidhet shorti, nëse del numër çift, anëtari i 7 do të jetë i PS, dhe tek i PD-sëë.

Por kë njeh KQZ si kryetar të PD-së? Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh pas mbledhjes së aktualisht njeh PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ai tha se verifikimi për ligjshmërinë do të bazohet nga regjistri i gjykatës së Tiranës se kush është kryetar i PD-së.

“Ka një PD, një forcë, që ka emrin PD, ne i presim propozimet nga PD. Në momentin që do të vijnë anëtarët, do të vlerësojmë legjitimitetin e atij personi që sjell dokumentet në emër të PD-së. Autorizimi, nëse do të paraqitet për anëtar të KZAZ nga partitë në KQZ.

Nëse autorizimi ekzsiton dhe nëse është lëshuar nga personi që është përfaqësues, drejtues i PD-së. Ne kemi komunikim institucional me PD-në, deri tani përfaqësues të PD-së në KQZ është zoti Marash Logu dhe Indrit Sefa (përfaqësues të grupit të Enkelejd Alibeajt), por natyrisht që në kuadër të komunikimeve të karakterit profesional, kemi komunikime qoftë me Ivi Kason apo përfaqësues të tjerë të PD-së.

Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ. Në kuptimin që është apo jo ky person me tagrin për të përcjellë në emër të PD-së kërkesa dhe propozime. Sot përfaqësues në emër PD-së janë Logu dhe Sefa. Sot.

A do të jenë nesër apo në vijim? Këtë nuk e them dot. Por autorizimi që kanë sot është në përputhje me kodin. Në momentin që do të vijë kërkesa për regjistrimin e PD-së, do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që e paraqet dhe ai është i verifikueshëm nga dokumentacioni nga gjykata e Tiranës.

Kjo është një cështje që nuk e vendos KQZ se kush është organi apo personi që udhëheq një parti, nuk e vendos KQZ” tha Celibashi. Por në gjykata aktualisht kryetar figuron Lulzim Basha, që ka dhënë dorëheqjen. Shkalla e parë njohu Sali Berishën kryetar të PD-së, por grupi i Alibeajt e dërgoi në Apel. Kjo gjykatë ende nuk është shprehur.

Previous Post

Kiara bisedon me banorët: Po na plas zemra

Next Post

E tmerrshme! Dashi i kopesë vret të zotin në Fier

Next Post
E tmerrshme! Dashi i kopesë vret të zotin në Fier

E tmerrshme! Dashi i kopesë vret të zotin në Fier

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al