Thursday, May 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Hetonte çështje për kanabis, Prokuroria e Sarandës procedon oficerin; rezultuan të dhëna për veprime të dyshuara korruptive

timoni.al by timoni.al
May 20, 2026
in KRYESORE
0
Nënë gjen të birin të pajetë në banesë, Prokuroria e Sarandës ndalon varrosjen e 40-vjeçarit, trupi dërgohet në Tiranë për ekspertizë ligjore.
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndërmori një aksion në Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe pezu ll o i nga detyra oficerin e policisë gjyqësore, Edmond Ruçi. Këtë paradite Prokuroria e Sarandës publikoi njoftimin zyrtar me detajet e hetimit, ku njofton se oficerit i është bërë ndalim me kërkesë të prokurorisë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Hetimi lidhet me një procedim penal nr.305, datë 19.05.2026, të regjistruar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” sipas nenit 283/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve K.D. dhe A.Z. Gjatë kontrollit në automjetin e drejtuar nga A.Z. u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa këta shtetas u arrestuan në flagrancë dhe hetimet për këtë çështje vijojnë.

Prokuroria bën me dije se gjatë hetimit të këtij rasti lindën dyshime për përfshirje të oficerit të policisë gjyqësore, shtetasit E.R., në veprimtari të kundraligjshme. Si pasojë, prokurori i gatshëm kreu veprime hetimore nga të cilat rezultuan të dhëna për përfshirjen e tij në veprime të dyshuara korruptive. Bazuar në këto të dhëna, ndaj oficerit u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi përcakton se ndalimi i E.R. u krye në vijim të hetimeve për çështjen e narkotikëve dhe se oficer i policisë gjyqësore është ndaluar nga shërbimet e AMP. Prokuroria thekson se hetimet për këtë çështje vazhdojnë, duke përfshirë hetimet për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në ngarkim të K.D. dhe A.Z., si dhe hetimet lidhur me dyshimet për veprimtari korruptive të oficerit të policisë gjyqësore. Top Channel.

Previous Post

Meidani ambasador në Prishtinë, Malaj në Shkup? Ministria e Punëve të Jashtme reagon dhe sqaron procesin e emërimeve

Next Post

Maldive: gjetën dy trupat e fundit të zhytësve, pesë të vdekur

Next Post
Maldive: gjetën dy trupat e fundit të zhytësve, pesë të vdekur

Maldive: gjetën dy trupat e fundit të zhytësve, pesë të vdekur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al