Kryetari i SPAK, Altin Dumani, ka thënë sot se gjatë kontrollit të vilave të bashkëjetueses dhe ish gruas së Arben Ahmetajt janë gjetur prova.
“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova.
Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia.