Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin”, djali i 45 vjeçares shqiptare tregon çfarë ndodhi në takimin me të atin para krimit makabër

Editor by Editor
June 16, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin”, djali i 45 vjeçares shqiptare tregon çfarë ndodhi në takimin me të atin para krimit makabër
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga dy fëmijët e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare të vrarë me thikë dy ditë më parë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj në mes të parkut, ka treguar se si e ka përjetuar ngjarjen e rëndë.

Djali i shqiptares, Mario tha për mediat e huaja se ishte takuar me të atin para se ai të masakronte me thikë nënën e tij.

“Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, është shprehur ai.

Autori 55-vjeçar, me origjinë shqiptare deklaroi se kishte menduar të vepronte edhe 2-3 herë gjatë muajit të kaluar. Ai vrau ish-gruan, me të cilën ishte i ndarë që nga viti 2021, duke përdorur një thikë me teh 18 centimetra, teksa ajo po shkonte në punë. Në polici ai tha se e bëri këtë për të shpëtuar fëmijët.

Ndërkohë, është urdhëruar autopsia mbi trupin e viktimës.

Ngjarja

Krimi ndodhi në mbrëmje, më 14 qershor, pak pas orës 19:45, në Viale Benadduci, në qendër të qytetit Marche, pranë një parku.

Një debat i dhunshëm shpërtheu midis të dyve, i cili degjeneroi shpejt. Nikollaqi nxori një thikë dhe e goditi atë disa herë, përpara se ta godiste me shkelma trupin e pafuqishëm të Gentianës.

Kalimtarët e tronditur njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Karabinierët, 118 dhe forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe e gjetën vrasësin ende të ulur në stol, me sytë e ngulur te gruaja. Nikollaq nuk rezistoi dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje para prokurorit publik Enrico Riccioni.

“Dëgjova britma dhe pashë burrin duke e goditur me shkelma gruan”, tha një dëshmitar.

“Ajo në një moment ra në tokë, e pafuqishme, ndërsa ai vazhdonte ta godiste me shkelma. Thirra menjëherë 118-in, iu afrova dhe pashë shumë gjak. Ai ishte ulur në një stol, pothuajse i kënaqur, dhe thoshte: ‘Unë e bëra, jam mirë. Po pres’”, shtoi dëshmitari.

Ish çifti kanë dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, që jetonin me nënën.

Previous Post

Premtuan se “do ta zhduknin”, Izraeli sulmon godinën e televizionit shtetëror të Iranit

Next Post

Trump: Irani nuk po e fiton këtë luftë! Të nisë bisedimet para se të jetë vonë

Next Post
Trump: Irani nuk po e fiton këtë luftë! Të nisë bisedimet para se të jetë vonë

Trump: Irani nuk po e fiton këtë luftë! Të nisë bisedimet para se të jetë vonë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al