Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Hapet skema e subvencioneve: fermerët aplikojnë nga 20 maji, fondi i investimeve ulet me 75%

timoni.al by timoni.al
May 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
Hapet skema e subvencioneve: fermerët aplikojnë nga 20 maji, fondi i investimeve ulet me 75%
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Bujqësisë, pas një vonese prej një muaji e gjysmë, më 20 maj do t’u japë të drejtë fermerëve të aplikojnë për subvencionet e miratuara nga qeveria. Në total janë vënë në dispozicion 52 milionë euro, prej të cilave 27 milionë i janë ndarë Skemës Kombëtare, ndërsa 25 milionë janë akorduar për Skemën e Investimeve.

Nga 25 milionët e Skemës së Investimeve, 20 milionë shkojnë për fermerët që janë shpallur fitues që në vitin 2025; megjithatë AZHBR raportohet se fermerët e stabilimenteve kanë përfituar vetëm 30% të paradhënies. Për vitin 2026, buxheti për të njëjtin zë është tkurrur me 75%, pasi Ministria e Finanzave ka alokuar vetëm 5 milionë euro për fermerët që synojnë zgjerim përmes investimeve.

Procesi i aplikimit është vonuar mbi 40 ditë, sipas kalendarit të aplikuar për Skemën Kombëtare. Si shkaqe të vonesës përmenden mungesa e kontratës së mirëmbajtjes që menaxhon aplikimet e fermerëve në platformën e-albania dhe mungesa e draft-propozimit të ministrit të Bujqësisë dhe atij të Financave që përcakton kriteret e përfitimit.

Ndryshimet kryesore të Skemës Kombëtare për këtë vit pasqyrohen në sektori i blegtorisë: është përgjysmuar numri i krerëve që pranohen si përfitues dhe për herë të parë do të përfitojnë mbështetje financiare edhe fermerët që rrisin derra. Ndryshim tjetër i rëndësishëm është që, ndryshe nga një vit më parë, fermerët nuk do të përfitojnë naftën falas; kjo vendimmarrje shoqërohet me pretendimin se lënda djegëse nuk përdorej gjithmonë për traktorët që punojnë tokën.

Aplikimet do të kryhen përsëri online, ndërsa zyrat e agropikave do të ofrojnë asistencë për fermerët gjatë procesit të dorëzimit të kërkesave.

Previous Post

Shqipëria po tkurret: 2026 nis me bilanc negativ të popullsisë, vdekjet më të shumta se lindjet

Next Post

Trump nuk i ndahet Iranit: Jam 100% i bindur që Irani nuk do të prodhojë më armë bërthamore

Next Post
Trump nuk i ndahet Iranit: Jam 100% i bindur që Irani nuk do të prodhojë më armë bërthamore

Trump nuk i ndahet Iranit: Jam 100% i bindur që Irani nuk do të prodhojë më armë bërthamore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al