Tensionet te Ferrari u rritën pas Çmimit të Madh të Meksikës, ku një duel mes dy pilotëve të skuadrës, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, dëmtoi mundësinë për një rezultat të pritshëm. Incidenti ndodhi që në nisje, kur Leclerc sulmoi Hamiltonin dhe shkaktoi një përplasjen që ndikoi në garën e të dyve; Monégaski u ndëshkua me pesë sekonda penalizim, ndërsa Hamilton doli jashtë pistës gjatë përpjekjes për t’u mbrojtur. Kjo i dha mundësi Max Verstappenit të parakalonte të dy pilotët dhe të merrte kryesimin e garës, duke pamundësuar për një 1-2 për Ferrarin në një pistë ku parakalimet janë jashtëzakonisht të vështira.
Gjatë garës Hamilton u anku disa herë në radio për problemet dhe pas saj kritikoi hapur shokun e skuadrës, duke thënë se duelët brenda skuadrës janë të pranueshëm vetëm nëse nuk dëmtojnë rezultatin e ekipit. Ai deklaroi: “Kam humbur një fitore dhe Ferrari ka humbur pikë të rëndësishme për vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve. Kjo është mungesë respekti ndaj të gjithë njerëzve që punojnë në fabrikë.” Hamilton shtoi se nuk është çështje moshe, por e mentalitetit në pistë, dhe se të dy pilotët ishin në pozitat e para në kthesën e katërt dhe duhej të ruanin pozicionet. Ai paralajmëroi se do të flasin kokë më kokë dhe se diçka duhet të ndryshojë.
Leclerc pranoi se penalizimi ishte i drejtë dhe shpjegoi se të dy frenuan vonë dhe ai nuk mundi ta përfundonte kthesën, prandaj doli jashtë piste. Ai tha se synimi i parë ishte t’ia kthente pozicionin Hamiltonit, por ndërhyrja e Verstappenit ndryshoi situatën: pyeti në radio çfarë duhej të bënte dhe vendosën se incidenti nuk ishte aq i qartë sa të detyronte një dorëzim vendi; do ta diskutojnë më tej.
Drejtuesi i Ferrarit, Frederic Vasseur, shprehu pakënaqësi dhe fol për mungesë respekti ndaj markës dhe punës në Maranello, duke shtuar se nuk dëshiron të fajësojë vetëm njërin pilot, por do të zhvillojë biseda me të dy. Pas kësaj ngjarjeje, vëmendja zhvendoset te Çmimi i Madh i Brazilit, ku Ferrari do të ketë mundësinë për të reaguar në pistë. Sipas renditjes aktuale, Hamilton mban vendin e tretë me 259 pikë, ndërsa Leclerc është i pesti me 245 pikë.

