Hailey Bieber u shfaq në New York me një veshje tërheqëse, duke mbajtur një cardigan të zi me dekolte të hapur dhe një fund sateni ngjitur pas trupit, teksa dilte në mbrëmje me bashkëshortin Justin Bieber, raporton Daily Mail. Çifti u fotografua të mërkurën jashtë restorantit Emilio’s Ballato, në një dalje që duket se shënon festimin e hershëm të ditëlindjes së Hailey-t, e cila mbush 30 vjeç të dielën. Hailey kishte zgjedhur një “look total black”: top të zi me kopsa dhe fjongo sateni në gjoks, fund saten që i theksonte linjat, taka të holla me majë, thonj blu që kontrastonin me veshjen, flokë më të errët se zakonisht dhe mbante një çantë. Justin ishte me xhaketë lëkure dhe me mustaqet e tij të famshme. Siç shihet në foto, të dy mbanin syze dielli edhe pse ishte natë, dhe Justin u tregua xhentil duke e ndihmuar Hailey-n të dalë nga makina.
Mbrëmja vjen pak ditë pas rrëfimit të Hailey-t se pas lindjes së djalit të tyre, Jack, në vitin 2024, ajo ka vuajtur fshehurazi nga çrregullimi disforik premenstrual (PMDD). Sipas Johns Hopkins Medicine, PMDD është një formë shumë më e rëndë e sindromës premenstruale dhe mund të shkaktojë mungesë serotonine. Hailey ka thënë: “Biseda, për mua personalisht, më bën të ndihem më pak e vetmuar. Kur mund të njihemi me njëri-tjetrin dhe të flasim për gjërat me të cilat po përballemi, mendoj se e bën të ndihet më pak si një udhëtim i vetmuar”.
Themeluesja e markës Rhode njoftoi gjithashtu se kompania do të dhurojë 5 milionë dollarë për tre vjet për Foundation For Women’s Health, një organizatë jofitimprurëse që synon të mbyllë hendekun në kërkimin për shëndetin e grave. Kjo iniciativë vjen më shumë se një vit pas blerjes së Rhode nga e.l.f. Beauty në një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh. Hailey tha se interesa e saj për shëndetin e grave lidhet edhe me përvojat familjare, duke përmendur se motra e saj e madhe, Alaia Baldwin, 33 vjeçe, vuan nga sindroma metabolike ovariane.
