Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Greqia proteston për tragjedinë e Tempit, bllokohet përkohësisht lëvizja e mjeteve në pikën kufitare të Kakavijës

Editor by Editor
February 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Greqia proteston për tragjedinë e Tempit, bllokohet përkohësisht lëvizja e mjeteve në pikën kufitare të Kakavijës
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KAKAVIJË – Pika kufitare e Kakavijës do të jetë përkohësisht e bllokuar sot për shkak të protestave dhe grevave që pritet të mbahen ditën e sotme në Greqi për tragjedinë e Tempit. Në njoftimin zyrtar policia e Kakavijës sqaroi dje se nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, pasi në grevë do të përfshihen edhe doganierët grekë. Policia sqaroi se gjatë kësaj fashe orare do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Protesta dhe grevat ditën e nesërme janë thirrur për aksidentin e rëndë hekurudhor, që ndodhi më 28 shkurt të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit. Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.

Previous Post

Zelensky mbërrin në Uashington për marrëveshjen mbi mineralet e rralla

Next Post

“Nëse nuk rrini në rresht unë ju çoj në burg”/ Arrestimi i Veliajt, Ahmetaj: Momenti më fatlum i kreut të organizatës!

Next Post
“Nëse nuk rrini në rresht unë ju çoj në burg”/ Arrestimi i Veliajt, Ahmetaj: Momenti më fatlum i kreut të organizatës!

"Nëse nuk rrini në rresht unë ju çoj në burg"/ Arrestimi i Veliajt, Ahmetaj: Momenti më fatlum i kreut të organizatës!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al