Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Goditet pirateria digjitale: AMA mbylli 10 serverë ilegalë, BE kërkon më shumë rezultate në zbatimin e ligjit

timoni.al by timoni.al
July 1, 2026
in KRYESORE
0
Goditet pirateria digjitale: AMA mbylli 10 serverë ilegalë, BE kërkon më shumë rezultate në zbatimin e ligjit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian institucionet përgjegjëse raportuan progresin dhe sfidat në fushën e luftës kundër piraterisë digjitale dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit në procesin e integrimit në BE. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, prezantoi masat e ndërmarra kundër shpërndarjes së paligjshme të përmbajtjeve audiovizive dhe njoftoi se gjatë vitit 2025 janë mbyllur rreth 10 servera që operonin në Shqipëri dhe shpërndanin pa të drejta përmbajtje audiovizive. AMA raportoi gjithashtu bllokimin e serverave të lokalizuar në Rumani, Angli dhe Francë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe identifikimin e 11 grupimeve në platformën Telegram që merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e paligjshme të produkteve audiovizive shqiptare.

Krasniqi vuri në dukje ndryshimin e formave të piraterisë me zhvillimin e teknologjisë, nga kopjimi fizik drejt IPTV-ve ilegale, aplikacioneve të paautorizuara dhe rrjeteve të organizuara në platformat sociale, dhe theksoi rritjen e monitorimit dhe aktivitetit hetimor për goditjen e skemave të paligjshme. Përfaqësuesit vunë në dukje se megjithë këto veprime, vendi mbetet me një përgatitje mesatare në fushën e pronësisë intelektuale, ndërsa sfida kryesore mbetet zbatimi efektiv i legjislacionit.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla, theksoi se mesazhi i BE-së është që nuk mjaftojnë ligje të mira, por kërkohet zbatim i mirë i tyre. Ai shpjegoi se janë arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por ende jo në mënyrë të barabartë ndaj shkeljeve të pronësisë intelektuale, me fokus te pirateria digjitale dhe audiovizive. BE pret përafrim të plotë me Direktivat për shërbimet audiovizive, Aktin e Tregjeve Digjitale dhe Aktin Europian për Lirinë e Mediave.

Si objektiv, autoritetet shqiptare prezantuan përshpejtimin e përafrimit me këto instrumente ligjore europiane, me synimin përmbylljen e Kapitullit 7 për Pronësinë Intelektuale brenda vitit 2026.

Previous Post

Lionel Scaloni: 100 ndeshje me Argjentinën, fitore të shumta dhe tituj të rëndësishëm

Next Post

Dënohet me dy vjet e gjysmë burg regjisori i njohur, si mashtroi me Netflix

Next Post
Dënohet me dy vjet e gjysmë burg regjisori i njohur, si mashtroi me Netflix

Dënohet me dy vjet e gjysmë burg regjisori i njohur, si mashtroi me Netflix

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al