Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Goditet grupi kriminal me kokainë, pistoletë dhe para, që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë; 14 në pranga

timoni.al by timoni.al
June 30, 2026
in KRYESORE
0
Goditet grupi kriminal me kokainë, pistoletë dhe para, që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë; 14 në pranga
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia finalizoi operacionin e koduar “Segmenti”, duke goditur një grup të strukturuar kriminal që shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Hetimet, të kryera me metoda speciale nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorisë, çuan në ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” për 14 shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për 1 shtetase, si dhe në shpalljen në kërkim të 5 personave të tjerë, të dyshuar si pjesëtarë të grupit.

Masat e sigurisë “Arrest në burg” u caktuan për: G. Gj., 41 vjeç; A. H., 39 vjeç; K. M., 25 vjeç; K. K., 22 vjeç; P. K., 35 vjeç; A. M., 51 vjeç; A. C., 33 vjeç; R. Q., 31 vjeç; R. M., 32 vjeç; E. Sh., 43 vjeç; S. Z., 32 vjeç; A. H., 27 vjeç; A. C., 22 vjeç; dhe G. M., 28 vjeç. Masa “Arrest në shtëpi” iu aplikua shtetases F. Gj., 38 vjeçe. Në kërkim u shpallën M. Gj., 34 vjeç; O. N., 30 vjeç; E. A., 24 vjeç; E. S., 19 vjeç; dhe K. S., 41 vjeç, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan 220 gramë lëndë e dyshuar kokainë, pjesërisht e ndarë në doza, dhe qindra doza të dyshuara Cannabis Sativa gati për shitje. Po ashtu u sekuestruan 2 tavolina pokeri, fisha dhe çipsa të dyshuar për organizimin e lojërave të palejuara, dhe 2 300 000 lekë të rinj, si dhe ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë A. M., 22 vjeç, në të cilin iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Nga hetimet e deritanishme, është dokumentuar me prova ligjore se pjesëtarët e këtij grupi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkëmbenin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit, sidomos pranë shkollave. Operacioni “Segmenti” është rezultat i një hetimi të gjatë; më herët janë finalizuar edhe disa operacione të tjera policore që çuan në arrestimin e 7 shtetasve të përfshirë dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Nga varfëria ekstreme heroi paraguajan Orlando Gill shiti fanellat, këpucët për ushqyer djalin; dje eliminoi Gjermaninë nga Botërori

Next Post

Po të kishte lindur në Serbi, do të ishte hajdut makinash — urrejtja për Pavlović pas eliminimit të Gjermanisë

Next Post
Po të kishte lindur në Serbi, do të ishte hajdut makinash — urrejtja për Pavlović pas eliminimit të Gjermanisë

Po të kishte lindur në Serbi, do të ishte hajdut makinash — urrejtja për Pavlović pas eliminimit të Gjermanisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al