Sunday, July 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Goditen lokalet ku viheshin baste në Tiranë, dy të arrestuar; sekuestrohen makineta, tavolina pokeri, çipsa e letra bixhozi

timoni.al by timoni.al
July 11, 2026
in KRYESORE
0
Goditen lokalet ku viheshin baste në Tiranë, dy të arrestuar; sekuestrohen makineta, tavolina pokeri, çipsa e letra bixhozi
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Finalizohet operacioni i koduar “Last Bet”, ku si rezultat të kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u zbuluan dhe u goditën tre raste të dyshuara të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

Në njërin rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Zh., 22 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Zh., 50 vjeç, dhe A. Zh., 25 vjeç. Sipas hetimeve, tre të dyshuarit dyshohet se organizonin lojëra fati në një ambient në rrugën “Aleks Çaçi”, të cilin e kishin marrë me qira për këtë qëllim. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan dy makina për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Në rastin e dytë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin G. S. (J.), 39 vjeç. Autoritetet njoftojnë se në lokalin me qira që ky shtetas administronte, në Bathore, u gjet një makinë dhe një celular që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Po ashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. G., 21 vjeç, O. C., 19 vjeç, R. H., 27 vjeç, dhe F. D., 67 vjeç. Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” çdo i dyshuar iu gjet një celular që dyshohet se përdorej për organizimin e basteve sportive, çka çoi në referimin e çështjes pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Veprimet e Policisë Tiranë, të përqendruara në tri pikat e kontrolluara, përfshinë arrestime në flagrancë, shpallje në kërkim dhe referim të materialeve hetimore në organet kompetente, si dhe sekuestrim të pajisjeve dhe materialeve që dyshohen të përdorura për organizim të lojërave të fatit.

Previous Post

Goli im i fundit për Italinë në Botëror, trishtueshëm; më i fortë në Serie A; rininë bëra budalla

Next Post

Haaland kundër Kane: nata e goleadorëve, Norvegji-Angli për një vend në gjysmëfinale

Next Post
Haaland kundër Kane: nata e goleadorëve, Norvegji-Angli për një vend në gjysmëfinale

Haaland kundër Kane: nata e goleadorëve, Norvegji-Angli për një vend në gjysmëfinale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al