Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Globi në konflikte! Turqia kryen sulme vdekjeprurëse në verilindje të Sirisë

Editor by Editor
October 9, 2023
in AKTUALITET, BOTË, Vendi
0
Globi në konflikte! Turqia kryen sulme vdekjeprurëse në verilindje të Sirisë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga sulmet turke në verilindje të Sirisë, që kontrollohet nga kurdët, janë vrarë 29 pjesëtarë kurdë të personelit të sigurisë dhe janë plagosur 28 të tjerë, thanë autoritetet lokale më 9 tetor.

Turqia ka kryer sulme ajrore në këtë që nga java e kaluar, duke goditur caqe civile dhe ushtarake, por edhe infrastrukturë, sulme që sipas autoriteteve kurde kanë shkaktuar viktima.

Në deklaratën e lëshuar nga autoritetet kurde u tha se gjatë natës janë goditur disa caqe dhe se “29 anëtarë të forcave kundër drogës janë vrarë dhe 28 janë plagosur”, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut organizatë monitoruese me seli në Britani ka raportuar se janë vrarë 30 anëtarë të forcave të brendshme të sigurisë kurde, që njihen si Asajish, dhe 37 të tjerë janë plagosur, pasi një avion luftarak turk goditi në qendër trajnuese në periferi të Al-Malikijas.

Javën e kaluar, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se ka nisur një valë të re të sulmeve ajrore në kundërpërgjigje ndaj një sulmi në Ankara që u krye më herët gjatë muajit, ku u plagosën dy policë.

Dega e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë shpallur organizatë terroriste mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në Ankara.

Turqia po ashtu ka kryer sulme ndaj pozicioneve të PKK-së në veri të Irakut disa orë pas sulmit të 1 tetorit në Ankara, përderisa ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar se sulmuesit “erdhën nga Siria dhe ishin trajnuar atje”./REL

Previous Post

Operacioni “Flakë në det”, përgjimet e telefonatave ‘tradhëtuan’ shefin e Komisariatit të Kurbinit

Next Post

Vari dhe keqtrajtoi shqiponjën, arrestohet 35-vjeçari në Përmet

Next Post
Vari dhe keqtrajtoi shqiponjën, arrestohet 35-vjeçari në Përmet

Vari dhe keqtrajtoi shqiponjën, arrestohet 35-vjeçari në Përmet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al