Friday, August 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjyqi në Hagë: nëse shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë Thaçi?

timoni.al by timoni.al
August 21, 2026
in AKTUALITET
0
Gjyqi në Hagë: nëse shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë Thaçi?
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Speciale në Hagë do ta shpallë më 16 shtator aktgjykimin në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Megjithatë, edhe në rast se Thaçi shpallet i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, një shpallje e tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, sepse ndaj tij po zhvillohet paralelisht një proces tjetër në Hagë, për akuzat e pengimit të drejtësisë.

Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara, një i akuzuar i paraburgosur që shpallet i pafajshëm lirohet menjëherë, përveç nëse mbahet ligjërisht në paraburgim për një çështje tjetër ose është duke vuajtur dënim për vepra të tjera penale. Në rastin konkret të Thaçit, çështja nëse paraburgimi do të vazhdojë pas një eventuale pafajësie në rastin kryesor do t’i takojë gjyqtarit të vetëm që po shqyrton procesin për pengim të drejtësisë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se paraburgimi i Thaçit është urdhëruar në të dyja proceset. Ai ka sqaruar se, nëse Thaçi shpallet i pafajshëm në procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vendimi nëse ai do të vazhdojë të mbahet në paraburgim do të merret nga gjyqtari i vetëm që heton çështjen për pengim të drejtësisë.

Gjyqtari ka marrë tashmë vendimin e dhjetë me radhë për vazhdimin e paraburgimit, më 31 korrik, duke vlerësuar se ende ekziston rreziku që Thaçi të pengojë procedurat ose të kryejë vepra të tjera penale. Për procedurat e ardhshme procesuale janë caktuar afate: Thaçi mund të paraqesë parashtresat e tij për këtë çështje deri më 7 shtator; nëse nuk e bën, Prokuroria duhet të dorëzojë qëndrimin e saj deri më 14 shtator; dhe Thaçi mund të përgjigjet ndaj kësaj deri më 21 shtator.

Top Channel

Previous Post

Euro zbret në 92, leku forcohet nga turistët dhe emigrantët; eksportuesit janë humbësit më të mëdhenj

Next Post

Sulm me thikë në një shkollë suedeze, raportohet për disa të plagosur

Next Post
Sulm me thikë në një shkollë suedeze, raportohet për disa të plagosur

Sulm me thikë në një shkollë suedeze, raportohet për disa të plagosur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al