Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

Editor by Editor
July 9, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i hapi rrugën administratës së presidentit Donald Trump për të zbatuar planin e saj për shkurtime masive në aparatin shtetëror federal.

Në një vendim të rëndësishëm të dhënë të martën, gjykata anuloi një urdhër të mëparshëm që ndalonte përkohësisht zbatimin e këtyre masave, duke i dhënë një fitore të madhe Shtëpisë së Bardhë dhe synimeve të saj për të riformësuar rrënjësisht burokracinë amerikane.

Vendimi lidhet me një urdhër ekzekutiv të lëshuar nga Trump në shkurt, i cili u kërkon agjencive federale të përgatiten për shkurtime të thella të vendeve të punës.

Sipas planeve të hartuara, pritet që qindra mijëra vende pune të reduktohen në institucione të rëndësishme si Departamenti i Shëndetësisë, Shtetit, Thesarit, Bujqësisë dhe më shumë se një duzinë agjencish të tjera.

Gjykata vlerësoi se administrata Trump “ka të ngjarë të ketë sukses” në argumentin se direktivat e saj janë brenda autoritetit presidencial, duke zhbërë kështu vendimin e gjyqtares së San Franciskos, Susan Illston, e cila më parë kishte bllokuar përkohësisht reformat duke argumentuar se presidenti kishte tejkaluar kompetencat pa miratimin e Kongresit.

Pavarësisht vendimit, nuk është e sigurt nëse shkurtimet do të zbatohen menjëherë.

Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, pengesa të mëtejshme ligjore dhe sfida nga sindikatat mund të ndikojnë në kohën dhe fushëveprimin e zbatimit.

Sakaq, Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar se do të ecë përpara me shkurtimin e afro 2,000 punonjësve, si pjesë e një “plani historik riorganizimi”.

Fushata për reduktimin e administratës federale është udhëhequr nga miliarderi Elon Musk dhe një ekip i ri ndihmësish, të cilët janë vendosur nëpër agjenci kyçe dhe kanë pushuar nga puna mijëra nëpunës civilë.

Deri në fund të prillit, më shumë se 260,000 punonjës ishin larguar nga detyra përmes shkarkimeve, dorëheqjeve apo pensioneve të parakohshme.

Megjithatë, kritikët e vendimit të Gjykatës së Lartë paralajmërojnë për rreziqe serioze ndaj shërbimeve publike dhe balancës së pushteteve.

Një koalicion organizatash dhe autoritetesh lokale që kanë ngritur padi e kanë quajtur vendimin një “goditje serioze për demokracinë amerikane”.

Ndërkohë, anëtarja liberale e Gjykatës Supreme, Ketanji Brown Jackson, ishte e vetmja që shprehu publikisht kundërshtimin ndaj vendimit, duke e cilësuar si një dritë jeshile për “veprime të dyshimta ligjore” nga ana e presidentit.

Vendimi i fundit përforcon tendencën e gjykatës për të mbështetur presidentin Trump në shumë nga iniciativat e tij më të diskutueshme, përfshirë politikat e imigracionit, ndalimin e personave transgjinorë në ushtri dhe kufizimet e kompetencave të gjykatave të ulëta për të pezulluar politikat presidenciale në nivel kombëtar.

Previous Post

Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

Next Post

Hipoteza e hakmarrjes po fiton terren, çfarë kanë zbuluar deri tani autoritetet italiane për vrasjen e Fatos Cenajt? Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri

Next Post
Hipoteza e hakmarrjes po fiton terren, çfarë kanë zbuluar deri tani autoritetet italiane për vrasjen e Fatos Cenajt? Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri

Hipoteza e hakmarrjes po fiton terren, çfarë kanë zbuluar deri tani autoritetet italiane për vrasjen e Fatos Cenajt? Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al