Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Gjykata Kushtetuese e fundos, rrëzohet kërkesën e Ndroqit/ Mbetet në fuqi sekuestrimi i pasurive

Editor by Editor
March 8, 2022
in KRONIKE, KRYESORE
0
Gjykata Kushtetuese e fundos, rrëzohet kërkesën e Ndroqit/ Mbetet në fuqi sekuestrimi i pasurive
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiu), i cili ka kundërshtuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Dytë, për sekuestrimin e pasurisë.

Objekt i kërkesës së Ylli Ndroqit drejtuar Gjykatës Kushtetuese ishte “Konstatimin e shuarjes së masës së sekuestrimit të pasurive të shtetasve Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe Mimoza Ndroqi, sipas vendimit nr. 16, datë 01.08.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” dhe të vendimit nr. 00-2021-487, datë 29.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”

Por, trupa Gjykuese e përbërë nga Vitore Tusha, Kryetare, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtja, Përparim Kalo, vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 31 dhe 31/a, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,
V E N D O S I:

Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.”-thuhet ndër të tjera në vendim.

Vendimi i plote per Ylli Ndroqin.

Çfarë ka ndodhur më herët?

Gjykata Kushtetuese ka bërë një rezume të çështjes në tërësi, duke filluar nga shkalla e parë deri tek Apeli GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme) në datën 21.07.2020 ka regjistruar procedimin pasuror nr. 10 në ngarkim të kërkuesit Ylli Ndroqi dhe personit të afërt me të, të lidhur, për shkak të ligjit.

2. Me vendimin nr. 16, datë 01.08.2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Shkallës së Parë), në dhomë këshillimi, në bazë të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar (ligji nr. 10192/2009), ndër të tjera, ka vendosur: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sekuestrimin e pasurive (të paluajtshme dhe të luajtshme) në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu)…”. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit) me vendimin nr. 145, datë 27.08.2020.

3. Në datën 26.01.2021 Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në GJKKO-në e Shkallës së Parë kërkesën nr. 10 prot., datë 26.01.2021, nëpërmjet së cilës kërkon zgjatjen e afatit të zbatimit të masës së sekuestrimit për pasuritë e kërkuesve, të vendosur prej saj me vendimin nr. 16, datë 01.08.2020. Me vendimin nr. 3, datë 31.01.2021, në dhomë këshillimi, në vijim të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të datës 26.01.2021, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, në bazë të neneve 3, 11, 12, pika 3, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192/2009, ka vendosur zgjatjen për një periudhë 6-mujore të afatit të zbatimit të masës së sekuestrimit, të vendosur më parë prej saj me vendimin nr. 16, datë 01.08.2020.

4. Në datën 02.02.2021 kërkuesit kanë kërkuar shuarjen e masës së sekuestrimit të vendosur për pasuritë e tyre me vendimin nr. 16, datë 01.08.2020 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, në bazë të nenit 12, pika 5, të ligjit nr. 10192/2009, për shkak se, në bazë të nenit 12, pika 4, të këtij ligji, duke qenë se (në dijeninë e tyre) nuk ishte caktuar seancë 5 ditë përpara mbarimit të afatit të sekuestrimit, pra brenda datës 26.01.2021, për rrjedhojë, duhet të konstatohej shuarja e masës.

5. GJKKO-ja e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 12, datë 15.02.2021, ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesës […], si të pambështetur në ligj e prova. […]. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda afatit ligjor.”. GJKKO-ja e Shkallës së Parë ka arsyetuar se masa e sekuestros e vendosur me vendimin e saj nr. 16, datë 01.08.2020 është ekzekutuar nga Policia Gjyqësore në datat 03.08.2020 dhe 04.08.2020. Pa përfunduar ende afati 6-mujor i sekuestrimit, i cili sipas pikës 2 të nenit 12 të ligjit nr. 10192/2009 përfundonte në datat 3 dhe 4 shkurt 2021, në datën 31.01.2021 gjykata ka disponuar me zgjatjen e afatit të zbatimit të masës së sekuestrimit për një periudhë 6-mujore. Prandaj, afati kohor i masës së sekuestrimit, i parashikuar në pikat 2 dhe 3 të nenit 12 të ligjit nr. 10192/2009, nuk ka mbaruar, ndaj nuk gjen zbatim pika 4 e nenit 12 e të njëjtit ligj.

6. Vendimi nr. 12, datë 15.02.2021 i GJKKO-së së Shkallës së Parë është marrë në seancë gjyqësore, në prani të avokatëve të kërkuesve.

7. Ndaj vendimit të mësipërm kërkuesit kanë paraqitur ankim në GJKKO-në e Apelit, e cila, me vendimin nr. 75, datë 11.3.2021, ka vendosur: “Mospranimin e ankimit […], kundër vendimit nr. 12, datë 15.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. […]. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda kompetencës së saj.”. Kjo gjykatë ka arsyetuar se, në interpretim të neneve 112, pika 1 dhe 407 pika 1, të KPP-së, e drejta e ankimit duhet të parashikohet shprehimisht në ligj. Ligji nr. 10192/2009 në nenin 27 lejon të drejtën e ankimit në gjykatën e apelit, sipas afateve dhe kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale (KPP), ndër të tjera, kundër një vendimi gjyqësor që ka disponuar për shuarjen e masës së sekuestrimit, sipas parashikimeve të pikës 5 të nenit 12 të tij, por jo për “urdhrin/vendimin” që disponon për rrëzimin e kërkesës së subjektit për konstatimin e shuarjes së një mase të tillë. Një konkluzion i tillë mbështetet pikërisht te natyra e kësaj vendimmarrjeje, që ka si synim verifikimin dhe kontrollin mbi faktin nëse vijojnë të ekzistojnë kushtet dhe kriteret, mbi bazën e të cilave është caktuar masa parandaluese, lidhur ngushtë edhe me kohëzgjatjen e arsyeshme të masave parandaluese në rastin konkret.

LEXO EDHE:  Shifra marramendëse/ Zbuloni pasurinë e Kanye West

Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për zbatimin e nenit 249 të KPP-së, fakti që në këtë dispozitë është njohur e drejta e ankimit për kërkesat me objekt “revokim ose zëvendësim mase sigurimi”, nuk do të thotë se kjo dispozitë mund të referohet edhe për ushtrimin e së drejtës së ankimit sipas ligjit nr. 10192/2009, për shkak se ky ligj, në nenin 27 të tij, ka parashikuar shprehimisht të drejtën e ankimit dhe vendimet ndaj të cilave lejohet ankim; ankimi sipas nenit 247 të KPP-së lidhet me zbatimin e nenit 248 të KPP-së, si rrjedhojë e verifikimit të kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, ndërkohë që objekti i kërkimit të kërkuesve është shuarja e masës së sigurimit; ligji nr. 10192/2009 duke referuar në dispozitat e KPP-së lejon zbatimin e tyre në procedurën e shqyrtimit të kërkesave gjatë fazës së hetimit pasuror, kur ligji i posaçëm nuk ka një rregullim konkret të situatës procedurale, që nuk është rasti konkret, pasi në ligjin e posaçëm ka një rregullim të tillë.

8. Ndaj vendimeve të mësipërme kërkuesit kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila, me vendimin nr. 00-2021-487, datë 29.06.2021, në dhomë këshillimi, ka vendosur mospranimin e tij në bazë të nenit 433 të KPP-së. Gjykata e Lartë në vendimin e saj ka arsyetuar: “[…]pjesa e pretendimeve në rekurs që ngre çështje të vlerësimit të provave del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë. Në të gjitha rastet kur rekursi nuk iu përmbahet shkaqeve të përcaktuara nga neni 432/1 i Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal vendos mospranimin e rekursit.. […] Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendimet e ngritura në rekursin e paraqitur nuk iu referohet shkaqeve të rekursit të parashikuara nga neni 432 i KPP-së. Pavarësisht se Kolegji nuk i hyn shqyrtimit të provave, ai vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar drejtë se ekzistojnë kushtet për vijimin e masës së sekuestrimit ndaj pasurive të vendosur me vendimin nr.16, datë 01.08.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në rekurs janë ngritur edhe në shkallët e tjera të gjykimit dhe kanë marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykatat më të ulëta. Në lidhje me pretendimin se Gjykata e Apelit me vendimin e saj ka cenuar institutin e ankimit dhe për pasojë ka bërë edhe cenimin e parimit të një procesi të drejtë gjyqësor të ngritur nga kërkuesi në rekurs, Kolegji vlerëson të sjell në vëmendje se Kodi i Procedurës Penale në Titullin VIII, Ankimet, Kreu I, Rregullat e Përgjithshme, ka përcaktuar në nenin 407 rastet dhe mjetet e ankimit.

Pika 1 e nenit 407 përcakton rregullin “Ligji cakton rastet në të cilat vendimet dhe urdhrat e gjykatës mund të ankimohen, si dhe mjete e ankimit”. Në këtë formulim evidentohet se e drejta e ankimit udhëhiqet nga parimi i taksitivitetit, që e drejta e ankimit duhet të njihet nga ligji në mënyrë të shprehur. Për pasojë, rregullat e ankimit duhet t’i referohen ligjit nr. 10192/2009, […] Neni 27, pika 1 parashikon se “Kundër vendimit të gjykatës për sekuestrimin e pasurisë, zgjatjen e afatit të masës së sekuestrimit, revokimit apo të shuarjes së masës së sekuestrimit, mund të bëhet ankim në gjykatën e një niveli më të lartë, sipas afateve dhe kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”. Pra, ankimi si mjet dhe e drejtë për të kundërshtuar një vendim të gjykatës më të ulët, në gjykatën më të lartë duhet të jetë parashikuar në ligj. Qëndrimi që mban kërkuesi në rekursin e tij se e drejta e ankimit lejohet pasi ligji nuk është shprehur për ndalimin e ushtrimit të kësaj të drejte nuk qëndron dhe është i pabazuar […].”.

9. Në datën 27.10.2021 kërkuesit i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata), sipas objektit të sipërcituar. Në datën 17.12.2021, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 31, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, vendosi kalimin e kësaj çështjeje për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve./CNA.al

Previous Post

VIDEO/ “Kush je ti mo m*t që më ofendon mua?”, plas sherri në urbanin e Kombinatit

Next Post

“Rezultat katastrofik për PD”/ Salianji kundër Bashës: Është barrë e rëndë për opozitën!

Next Post
“Rezultat katastrofik për PD”/ Salianji kundër Bashës: Është barrë e rëndë për opozitën!

“Rezultat katastrofik për PD”/ Salianji kundër Bashës: Është barrë e rëndë për opozitën!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”
AKTUALITET

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

by Editor
May 23, 2025
0

Detaje të reja janë mësuar për dosjen voluminoze “Ura”, ku u shkatërrua një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, me...

Read moreDetails
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Operacioni “Ura”/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al