Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjipe dhe Grama në listën e 50 plazheve më të mira të Evropës

Editor by Editor
June 24, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Gjipe dhe Grama në listën e 50 plazheve më të mira të Evropës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHQIPËRI– Dy nga plazhet më të bukura dhe autentike të Rivierës Shqiptare, Gjiri i Gramës dhe ai i Gjipesë janë renditur në listën prestigjioze të 50 plazheve më të mira në Evropë për vitin 2025. Ky vlerësim është rezultat i një procesi përzgjedhjeje që përfshin rreth 1000 profesionistë udhëtimesh, “ambasadorë” të njohur plazhesh dhe një juri të specializuar ndërkombëtare.

Gjiri i Gramës është renditur në vend të 12, ndërsa Gjipe në vend të 30 duke kaluar madje edhe disa prej destinacioneve më në zë në brigjet e Spanjës, Italisë, Greqisë apo Francës, të cilat prej vitesh kanë kryesuar preferencat e vizitorëve nga e gjithë bota.

Kjo përzgjedhje realizohet çdo vit nga “The worlds 50 best beaches”, një nga platformat më të njohura globale për renditjen e plazheve, së cilës i referohet vazhdimisht edhe vetë Forbes.

Gjipe dhe Grama në listën e 50 plazheve më të mira të

Për t’u renditur në këtë listë plazhet duhet të plotësojnë disa kritere që lidhen kryesisht me natyrën, qetësinë dhe përvojën e përgjithshme që ato ofrojnë. Kriteri kryesor është që plazhi të jetë unik, me një peisazh që dallohet nga të tjerët, autentik, larg zonave të mbipopulluara, larg zhurmës, i paprekur, ideal për të forcuar lidhjen me natyrën dhe padyshim me pamje mbresëlënëse. Profesionistët që votojnë plazhet duhet të bëjnë një përshkrim bindës që më pas vlerësohet nga ambasadorët e plazheve dhe ekspertët ndërkombëtarë, të cilët e bëjnë renditjen bazuar në kriteret e lartpërmendura.

Gjiri i Gramës që është bërë pjesë e kësaj liste prestigjioze është një nga perlat e bregdetit të Jonit. Këtu deti hyn mes masiveve shkëmbore duke krijuar një plazh fantastik ku bie në sy uji kristal i pastër me një kombinim unik ngjyrash. Ndërsa Gjiri i Gjipesë nga ana tjetër është i vendosur në hyrje të një kanioni spektakolar duke u bërë simbol i ekoturizmit dhe aventurës në Shqipëri. Me akses si nga bregu ashtu edhe nga shtregu, ky gji ofron pamje mahnitëse dhe një natyrë gati të virgjër, shumë pak të eksploruar.

Përfshirja e këtyre dy gjireve në këtë renditje dëshmon edhe njëherë se Shqipëria është një vend që ofron vlera të paçmueshme natyrore dhe po hyn gjithnjë e më shumë në listën e destinacioneve elitare të Mesdheut, kjo falë natyrës së bukur, infrastrukturës gjithnjë e në përmirësim si dhe projekteve ambicioze.

Previous Post

I dënuar në Belgjikë për ‘Ushtrim prostitucioni’/ Konfiskohet pasuria e Arjan Kamanit në Cerrik

Next Post

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit

Next Post
Një i vdekur në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al