Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjinia nuk ishte faktor qendror në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Editor by Editor
November 7, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Gjinia nuk ishte faktor qendror në zgjedhjet presidenciale në SHBA
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Donald Trump bëri një fushatë që kishte në qendër maskilizmin e theksuar, duke u përpjekur në mënyrë aktive të bënte për vete veçanërishte të rinjtë meshkuj, me intervista në podkaste të njohura për audiencën mashkullore.

Në javët përmbyllëse të fushatës, ish-presidenti dhe shumë nga aleatët e tij bënë komente dhe shaka seksiste për Nënpresidenten Kamala Harris. Disa nga mbështetësit e tij, përfshirë ish-rivalen në garën presidenciale brenda partisë Nikki Haley, paralajmëruan se ish-presidenti rrezikonte të thellonte hendekun gjinor me zonjën Harris.

Nga miliarderi Elon Musk tek Charlie Kirk, themeluesi i organizatës konservatore të të rinjve “Turning Point”, u bënë thirrje burrave të votojnë në masë, si kundërpeshë ndaj mbështetjes së fuqishme për zonjën Harris në mesin e grave.

Por në fund të fundit, hendeku gjinor nuk ishte edhe aq i theksuar duke e parë nga këndvështrimi i historisë së dekadave të fundit. Ja disa të dhëna nga AP VoteCast, një sondazh me më shumë se 120,000 votues në mbarë vendin:

Hendeku gjinor ishte i madh, por jo i pazakontë 

Sipas sondazhit, burrat ishin më të prirur se gratë që të mbështesnin Presidentin e zgjedhur Trump. Ky hendek në preferencat e votimit ka mbetur kryesisht i njëjtë, edhe pse zgjedhja për kandidatin midis burrave dhe grave ka ndryshuar në mënyrë modeste. Zonja Harris ishte në avantazh mes grave, duke fituar 53% të votës së tyre krahasuar me 46% të zoyit Trump, por kjo diferencë ishte disi më e ngushtë se ajo e Presidentit Joe Biden në vitin 2020, sipas sondazhit. Në vitin 2020, VoteCast tregoi se zoti Biden fitoi 55% të votave të grave, ndërsa 43% votuan për zotin Trump. Dhe kjo nuk është diçka e re: shumica e grave kanë preferuar kandidatin demokrat në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1996, sipas Qendrës për Gratë Amerikane në Politikë të Universitetit Rutgers.

Trump zgjeroi mbështetjen edhe mes burrave 

Trump përfitoi nga epërsitë e lehta që siguroi si mes burrave edhe grave, ndërsa zonja Harris pati më pak mbështetje mes tyre sesa zoti Biden në vitin 2020. 54 % e burrave e mbështetën zotin Trump në vitin 2024, krahasuar me 51% në 2020.

Ndryshimet në bazë të gjinisë u vërejtën tek votuesit më të rinj, si dhe tek votuesit afrikano-amerikanë dhe hispanikë. Votuesit e bardhë nga të dyja gjinitë dhe votuesit e moshuar nga të dyja gjinitë votuan në mënyrë të ngjashme në vitin 2024 me vitin 2020.

Gratë nën 30 vjeç votuan më shumë për zonjën Harris sesa për zotin Trump, megjithatë ky numër ishte më i vogël se sa ato që votuan për zotin Biden në vitin 2020, respektivisht 58% dhe 65%.

Pati disa shenja se përpjekjet e fushatës së zotit Trump për bërë për vete të rinjtë funksionuan: Më shumë se gjysma e burrave nën 30 vjeç mbështetën zotin Trump sesa zonjën Harris, por në vitin 2020 ishte e kundërta.

Zoti Trump gjithashtu dyfishoi mbështetjen mes të rinjve me ngjyrë, duke shënuar përparim në këtë grup kyç demokrat. Rreth 3 ndër 10 burra me ngjyrë nën moshën 45 vjeç votuan për zotin Trump, afërsisht dyfishi i numrit që ai mori në 2020.

Nga ana tjetër, burrat hispanikë ishin më pak të hapur ndaj kandidates demokrate sesa në vitin 2020. Përafërsisht gjysma e burrave hispanikë votuan për zonjën Harris, nga rreth 6 ndër 10 që votuan për zotin Biden.

Shqetësimet ekonomike të njëjta për burrat dhe gratë 

Ishin zgjedhjet e para presidenciale që kur Gjykata e Lartë rrëzoi garancinë për të drejtën kombëtare për abort (Roe vs. Wade) dhe ishte shansi i dytë në histori për amerikanët që të zgjidhnin presidenten e parë femër. Këto tema, ashtu si edhe shqetësimet rreth retorikës seksiste nga kampi i zotit Trump, ishin të rëndësishme për shumë gra. Por shqetësimet në lidhje me imigracionin dhe inflacionin rezultuan më të rëndësishme për shumë votues, pavarësisht nga gjinia e tyre.

Kelly Dittmar, drejtore e kërkimeve në Qendrën për Gratë Amerikane dhe Politikat në Universitetin Rutgers, tha se rezultatet treguan se “shumica e votuesve ishin të gatshëm të shpërfillnin seksizmin dhe racizmin”.

Vetëm rreth 1 ndër 10 gra thanë se zgjedhja e një gruaje presidente ishte faktori kryesor në votat e tyre dhe 4 ndër 10 gra thanë se kjo nuk ishte aspak një arsye motivuese. Gratë afrikano-amerikane ishin më të nxiturat nga perspektiva e presidentes së parë grua. Rreth një e treta prej tyre thanë se ky ishte faktori kryesor në zgjedhjen e tyre. Rreth 9 ndër 10 gra afrikano-amerikane dhe 6 ndër 10 gra hispanike mbështetën zonjën Harris. Pak më pak se gjysma e grave të bardha mbështetën nënpresidenten./VOA

Previous Post

Berisha i frymëzuar nga fitorja e Trump: Është radha jonë! Përballova bomba dhe atentate por u zotova se…

Next Post

Kancelari Scholz shkarkon ministrin e financave – zgjedhje të reja në mars?

Next Post
Kancelari Scholz shkarkon ministrin e financave – zgjedhje të reja në mars?

Kancelari Scholz shkarkon ministrin e financave – zgjedhje të reja në mars?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Kemi dalë për hall jo për qejf”/ Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë: Kam shtatë vite që punoj aty

“Kemi dalë për hall jo për qejf”/ Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë: Kam shtatë vite që punoj aty

July 9, 2025
Eurodeputeti McAllister: Zgjedhjet u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës

Eurodeputeti McAllister: Zgjedhjet u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës

July 9, 2025
U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Del FOTOJA e 23-vjeçarit që dyshohet se u mbyt me litar

U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Del FOTOJA e 23-vjeçarit që dyshohet se u mbyt me litar

July 9, 2025
23-vjeçari u gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Dyshohet se 23-vjeçarin e kanë mbytur, ja dy pistat kryesore

AKTUALITET

“Kemi dalë për hall jo për qejf”/ Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë: Kam shtatë vite që punoj aty

by Editor
July 9, 2025
0

LAÇ- Tregtarët ambulantë ne qytetin e Laçit kanë dalë përpara Bashkisë se Kurbinit, duke protestuar pasi u është kërkuar largimi nga...

Read moreDetails
Eurodeputeti McAllister: Zgjedhjet u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës

Eurodeputeti McAllister: Zgjedhjet u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës

July 9, 2025
U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Del FOTOJA e 23-vjeçarit që dyshohet se u mbyt me litar

U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Del FOTOJA e 23-vjeçarit që dyshohet se u mbyt me litar

July 9, 2025
23-vjeçari u gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Dyshohet se 23-vjeçarin e kanë mbytur, ja dy pistat kryesore

23-vjeçari u gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Dyshohet se 23-vjeçarin e kanë mbytur, ja dy pistat kryesore

July 9, 2025
“Çështja Osimhen”: Galatasaray gati të paguajë klauzolën prej 75 milionësh

“Çështja Osimhen”: Galatasaray gati të paguajë klauzolën prej 75 milionësh

July 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kemi dalë për hall jo për qejf”/ Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë: Kam shtatë vite që punoj aty

“Kemi dalë për hall jo për qejf”/ Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë: Kam shtatë vite që punoj aty

July 9, 2025
Eurodeputeti McAllister: Zgjedhjet u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës

Eurodeputeti McAllister: Zgjedhjet u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës

July 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al