Sunday, June 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjermania e gatshme për Botëror; Panzerat fitojnë me dy gola ndaj vendit organizator

timoni.al by timoni.al
June 6, 2026
in AKTUALITET
0
Gjermania e gatshme për Botëror; Panzerat fitojnë me dy gola ndaj vendit organizator
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Gjermanisë fitoi 2-1 ndaj Shteteve të Bashkuara në miqësoren e zhvilluar në “Soldier Field” të Çikagos, në përballjen e fundit për të dy skuadrat para fillimit të Kupës së Botës. Gjermanët kaluan në avantazh shumë herët, në minutën e dytë, kur pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, sulmuesi Kai Havertz shfrytëzoi një moment pasigurie të portierit amerikan dhe shënoi me kokë për 1-0.

Amerikanët reaguan dhe arritën të barazojnë para pushimit; në fund të pjesës së parë mbrojtësi Antonee Robinson realizoi një supergol nga rreth 23 metra, duke mposhtur portierin gjerman dhe vendosur rezultatin 1-1. Pas rikthimit në fushë trajneri Mauricio Pochettino nuk bëri ndryshime në formacion, por ishte sërish Gjermania që gjeti rrugën e rrjetës. Një aksion i ndërtuar mirë la të lirë Leroy Sanén, i cili finalizoi me një goditje të menjëhershme për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë epërsinë 2-1 skuadrës së tij.

Pavarësisht përpjekjeve të amerikanëve në minutat e mbetura të ndeshjes, rezultati nuk ndryshoi dhe Gjermania arriti një fitore morale para nisjes së Botërorit. Takimin e ndoqën 63.636 tifozë në “Soldier Field”, stadium historik që pati mikpritur edhe sfidën hapëse të Kupës së Botës 1994.

Pas kësaj ndeshjeje, Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen te debutimi në Grupin D të Kupës së Botës kundër Paraguait më 13 qershor, ndërsa më pas do të ndeshen me Australi dhe Turqi. Nga ana tjetër, Gjermania do të nisë aventurën në Grupin E ndaj Curaçao më 14 qershor, përpara dueleve me Ekuadorin dhe Bregun e Fildishtë.

Fitorja ndaj SHBA-së i jep besim skuadrës gjermane, e cila synon të lërë pas zhgënjimet e dy Botërorëve të fundit, ku nuk arriti të kalojë fazën e grupeve.

Previous Post

Mancini, kandidat për stolin e Italisë: Në Katar nuk gjeta atë që kërkoja

Next Post

Maran regjistrohet me rekord negativ, starti më i dobët i trajnerit të Kombëtares në epokën e Dukës

Next Post
Maran nisi me humbje në krye të Shqipërisë, tani kërkon të ndjekë hapat e De Biasit dhe Sylvinhos

Maran regjistrohet me rekord negativ, starti më i dobët i trajnerit të Kombëtares në epokën e Dukës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al